Ish-bashkëshorti i këngëtares na kishte paralajmëruar, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck drejt ndarjes!

Vetëm para pak ditësh, dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë pasi u ribashkuan pas 20 vitesh të ndarë. Por, dasma aq ishte dhe tanimë çifti i është rikthyer rutinës së përditshme. Së fundmi, burime pranë çiftit kanë raportuar se ata kanë filluar të ketë probleme me humorin e aktorit. Sipas burimeve kjo po e bën Jennifer-in të ndihet e pasigurt dhe të ketë frikë se mos Affleck po lodhet prej saj.

Burimet janë shprehur se:

Lopez është e tmerruar se Beni do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore. Ajo ndien një presion të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur dhe të zënë. Ajo nuk dëshiron një divorc.

Affleck dhe Lopez njihen për një kohë të gjatë dhe një nga gjërat që dihet është se Jennifer e urren tymin e cigares dhe gjithçka rreth tij, megjithatë, Ben është një duhanpirës i zakonshëm, pasi të gjithë kemi parë foto teksa ai pi duhan. Sipas ‘RadarOnline’, Jennifer ka qenë e vendosur në dëshirën që ai ta lërë duhanin dhe ta heqë këtë zakon, ndërsa Benit i pëlqen të lehtësojë stresin duke pirë duhan aty-këtu, aq shumë sa është bërë edhe meme.

Së fundmi Kevin Smith ka zbuluar se regjisori i njohur ditën e dasmës kishte shkruar një fjalim me 12 faqe për dashurinë e jetës së tij të cilën e lexoi. Ndërkaq, para disa ditësh në rrjet u shpërndanë disa pamje nga brenda festës së çiftit, ku shihej Jennifer teksa këndonte para Ben një këngë romantike. Megjithatë, tani këngëtarja dhe aktorja pretendon se pamjet ishin “vjedhur pa pëlqimin e tyre”.

Ajo ka kritikuar këtë veprim veçanërisht për shkak se të gjithë të ftuarve iu kërkua të nënshkruanin marrëveshjet e moszbulimit si kusht për pjesëmarrjen. Të gjithë fansat e Bennifer mund të jenë lumturuar shumë nga ribashkimi i dyshes së famshme. Megjithatë, është dikush që nuk mendon se ata e kanë të gjatë romancën e tyre. Bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez tha se martesa e këngëtares me Ben Affleck nuk ka gjasa që të zgjasë.