Ish-banori i ‘Big Brother’ habit me transformimin pas 6 muajsh: Sakrifiko për suksesin tënd
Me siguri e mbani mend Vigan Shehun, një nga banorët më të preferuar të publikut në ‘Big Brother’, veçanërisht vajzave. Djali nga Kosova pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri zhvilloi karrierën në muzikë, por prej kohësh ka nisur edhe stërvitjen e vazhdueshme në palestër duke synuar të bëhet pjesë e sportit të ‘body builder’ .
Pak më parë ai ka publikuar fotot nga transformimi që ka pësuar pas gjashtë muajve pune të vazhdueshme me këtë sport. Gjithashtu Vigani ka treguar se ka fituar çmimin si kampion mbarkombëtar në një prej kategorive të sportit të njohur.
Siç duket edhe në foto transformimi i tij është shumë i madh. Ky pasion i ri këngëtarit duket se është kthyer edhe në një mënyrë jetese. /revistawho.com