Irsa Demneri shfaqet 10 vite pasi u shpall Miss, si duket sot 27 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve

Irsa-Demneri-2

Kur u shpall “Miss Shqipëria 2007” Irsa Demneri ishte vetëm 17 vjeçe, dhe spikati me bukurinë e saj të veçantë. Më pas ka prezantuar spektakle të regjisorit Petri Bozo, me partner Olti Xhezon, ndërkohë që tani është tërhequr në jetën e saj si nënë e dy fëmijëve. Këtë foto të re, Irsa e ka bërë pak javë më parë pasi kishte përfunduar grimin në një nga qendrat estetike në Tiranë. Duket pothuaj njësoj e bukur dhe e freskët si 10 vite më parë, edhe pse pas dy lindjeve. Hera e fundit që Irsa u shfaq në publik ishte gjatë një sfilatë fustanesh nusërie në vitin 2014, ku bëri përshtypje me barkun e rritur ndërkohë që ishte në pritje të fëmijës së dytë, dy vite nga lindja e vajzës. Irsa, e cila prezantonte spektakle disa vite më parë, tani i është përkushtuar punës larg ekranit, në një zyrë avokatie.