Irina Shayk me kostum banje ekskluziv
Të hënën, Irina Shayk, 33 vjeç, mahniti Instagramin kur u shfaq me një palë rroba banje Burberry, projektuar nga Riccardo Tisci. Ajo tregoi linjat e saj para 12 milionë ndjekësve, në kostumin i cili ishte ekskluziv, pasi nuk ka dalë ende në treg. Irina shfaqet gati pa grim, dhe si aksesorë mbante vetëm një palë vathë argjendi, shkruan Top Channel.