Irid Oxa Pas dy vitesh mori fund gjithçka me futbollistin, pretendentët e rinj çuditen kur…
Historia e dashurisë së shqiptares seksi Irid Oxa me futbollistin e serisë A të Torinos, Afriyie Acquah, pushtoi mediat vitin e kaluar. Tifozja shumë tërheqëse kuq e zi e “Euro 2016” është muzikante e balerinë që jeton në Itali prej 20 vitesh, e tashmë personazh i showbizit që spikat për bukurinë e linjat perfekte. Po si po vazhdon historia e shumë komentuar e dashurisë me futbollistin e njohur, lidhjen me të cilin modelja deklaroi për revistën “Story” pak kohë më parë se e kishte lënë në pankinë? Për fundin e historisë dy vjeçare të dashurisë, propozimet e reja dhe jetën false që fshihet pas çifteve të lumtura në botën e sportit, Irid i rrëfen ekskluzivisht për revistën “Story”.
Irid, cili është statusi yt aktual pasi dimë që je në lidhje me futbollistin e serisë A të Torinos, Afriyie Acquah. Vazhdoni ende të jeni çift?
Unë s’kam folur më për këtë lidhje, pasi mbas dy vitesh histori mori fund gjithçka. S’munda dot më..
Nga kjo eksperiencë dashurie kuptove që është zgjedhja më e mirë që mund të bëjë një vajzë si ty me partner futbollist, apo ata s’janë të duhurit për lidhje?
Siç e kam pas thënë dikur, lidhja me një futbollist është shumë e vështirë. Sado e bukur të duket, ajo ka anët e saj të errëta që të bën të mos jesh më e lumtur.
Po për femrat që kënë vendosur të martohen me futbollistë me emër çfarë mendon?
Kur shoh gratë e tyre them me vete, “të shkretat”, pasi është një jetë false.
Një vajzë si ty me pamje të bukur e trup seksi, duket sikur ka gjithë meshkujt nën këmbët e saj. Është vërtet kështu, dhe të ka ndodhur të ndihesh e lënduar?
(Qesh) Në fakt pretendentë ka plot, po e vërteta është që dhe kam qenë e lënduar, edhe pse s’besojnë kur e them.