Inva Mula publikon foton e rrallë të së bijës me rastin e ditëlindjes, shikoni se sa është rritur vogëlushja
Sot është një ditë speciale për sopranon e njohur, Inva Mula, pasi feston ditëlindjen e vajzës së saj, të quajtur Nina. Ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’, si rrallëherë një foto të vogëlushes së saj, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen vajza ime, engjëlli im”.
Menjëherë pas publikimit të kësaj fotoje, kanë qenë të ndryshme mesazhet që kanë mbërritur në llogarinë e Invës, të cilat e uronin për këtë moment të veçantë të saj dhe të vogëlushes.
Kujtojmë se Nina është fëmija i dytë i sopranos së njohur. Ajo ka gjithashtu dhe një djalë, të quajtur Anthony, më të rritur në moshë. Ndonëse rrallëherë, Inva ka zgjedhur momentet më të veçanta për të publikuar foto të dy dashurive të saj më të mëdha./revistawho.com