Ingrit Gjoni 7 vite mama, kjo ishte befasia në ditëlindjen e të birit!
Djali i këngëtares Ingrit Gjoni sot feston ditëlindjen. Paridi mbushë plot 7 vite dhe për këtë ditëlindje, ai ka marrë dhuratën më të veçantë. Kur flasim për dhuratë, nuk e kemi fjalën për telefon të ri, tablet apo diçka tjetër që lidhet me teknologjinë, sipas Prive. Një lepur ka qenë dhurata e ditëlindjes së shtatë të Paridit i cili siç kuptohet në videon e ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, ka qenë tejet i gëzuar për dhuratën.