Infektohet infermierja tek spitali i Traumës, e kishte vjehrrin të prekur me koronavirus

Një infermiere e repartit të Ortopedisë në spitalin e Traumës ka dalë pozitive me koronavirus. Para një jave, ajo e ka patur vjehrrin të shtruar tek Infektivi në Tiranë.
Mësohet se prej vjehrrit e ka marrë koronavirusin infermierja. Për këtë shkak, është vënë alarmi tek reparti i Ortopedisë tek Trauma. Pas bërjes së tamponëve, për fat të mirë stafi ka dalë negativ me koronavirus.
Infermierja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa është izoluar në shtëpinë e saj.