Ilda Bejleri në Monte-Carlo si Monica Bellucci

Moderatorja e emisioneve sportive dhe imazhi i platformës “Digitalb”, Ilda Bejleri ka realizuar spotin e ri televiziv në Monte-Carlo. Me fustan të kuq, syze të errëta dhe ecje provokuese si Malena e famshme, Ilda duket shumë seksi në destinacionin luksoz. Duket se në të njëjtin lokacion të Monaco parakaloi dhe bëri foto para një viti ikona e kinemasë italiane, Monika Bellucci. E pranishme në Festivalin e filmit komedi, aktorja italiane parakaloi dhe bëri foto, ndërsa kishte veshur pardesy të kuqe dhe mbante syze të errëta, për të ruajtur sytë nga rrezet e forta të diellit. Kujtojmë që Ilda kthehet nga këto xhirime pas debatit që u hap në media në lidhje me zbulimin ose jo të dekoltesë në ekran./Story.al/