Ilda Bejleri merr surprizë në orën 12:00, kush e lumturoi për ditëlindje?
Një nga vajzat më të komentuara të showbizit, Ilda Bejleri feston sot ditëlindjen. Moderatorja e emisioneve sportive i ka mahnitur ndjekësit me foton e fundit nga ditëlindja ku shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë në ngjyrë blu, që nxjerr në pah linjat e rrumbullakosura. “Ditëlindja ime”, shkruante Ilda ndërsa pas orës 12:00 ka publikuar edhe disa foto në Instagramin e saj. Në njërën prej tyre Ilda shihet në një tavolinë ku është vendosur një kuti lulesh shumë speciale. Nuk ka vonuar shumë dhe me anë të një postimi tjetër, Ilda e ka zbuluar edhe se kush ja ka bërë dhuratën ku tregon lulet dhe atë çfarë i ka shkruar miku i saj, tekstshkruesi dhe blogeri i njohur Olti Curri. “Edhe 100 vite të lumtura Ilda Bejleri! Lule t’bukura ka Tirana”, i shkruante Olti. Si një mjeshtër i fjalës që është natyrisht që do i zgjidhte fjalët për këtë urim special për mikeshën e tij.