Ilda Bejleri flet për lidhjen e dashurisë: Partneri im aktual nuk është…

1514141850097-1
Gazetarja e sportit Ilda Bejleri është përfolur shumë herë për lidhjet me futbollistët, për marrëdhëniet me ta. E ftuar në emisionin “Një kat më lart”, Ilda Bejleri iu përgjigj moderatorit Ermal Peçi, nëse është e lidhur apo dhe a është partneri futbollist? “Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollistë. Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja. Partneri im aktual nuk është futbollist!”, u shpreh ajo. Pyetjes së Ermalit se si është porta e Ildës për të “shënuar” gol, ajo ia ktheu: “Porta është shumë e vogël, duhet ta marrësh shënjestrën shumë mirë.”