Ikona e prezantimit në Shqipëri i rikthehet sërish ekranit pas kaq vitesh
Silvana Braçe u rikthye në ekran si të mos kishte ikur kurrë, por këtë herë jo në TVSH-në që ishte shtëpia e saj për shumë vite, por në ‘Top Channel’. Ervin Kurti ka realizuar një rubrikë të re dedikuar të gjithë shqiptarëve që jetën e kanë jashtë vendit momentalisht. Presantuese e rubrikës është pikërisht Silvana Braçe, ikona e televizionit të vetëm në Shqipëri në vitet ‘80 dhe ‘90.
Silvana ka drejtuar e prezantuar spektakle dhe shumë programe, e ka qenë një nga figurat më të dashura dhe familje për popullin. Të njëjtin qëndrim, tonalitet zëri dhe sharm, Silvana pati edhe sot kur doli në ekran në ‘E Diell’.