
“Ike në ditë të bekuar!”, miqtë rrënqethin me mesazhet për oficeren e vrarë në Letoni
Lot e dhimbje i ka kapluar familjarët, të afërmit e miqtë e oficeres 32 vjeçare të Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj, që gjeti vdekjen ditën e sotme gjatë misionit të NATOS-s në Letoni, pas shpërthimit të një mine që po pastronte. Profili i saj në rrjetin social Facebook është mbushur me dedikime prekëse e ngushëllime për familjen e saj që i la pas një dhimbje të forte, shkruan Panorama.
