Igli Zarka & Krist Lleshi të dashuruarit që puthitën trupat në skenën e teatrit, nga zhveshja nudo tek lojërat erotike me mollën e mëkatit
“EQUUS” dy do të bëhen një … një trup i vetëm, ishte komenti i fotos që aktori më i komentuar së fundmi në Tiranë, Igli Zarka, kishte vendosur sipër fotos ku shfaqej i puthitur me trupin e së dashurës së tij në jetë, aktores Krist Lleshi. Igli, theu tabunë, duke u zhveshur nudo në skenën e teatrit, diçka që ndodh për herë të parë. Dhe në këtë rast nuk kishte vend për xhelozinë e partneres, pasi ajo ishte dhe partnere në teatër, ndërsa luante karakterin e Jill Mason, vajza me një dashuri të jashtëzakonshme për kuajt. Ajo rrëfeu se sa e bukur mund të jetë jeta, sikur thjesht të qeshnim pak më shumë, në këtë rol përkrah njeriut të saj të zemrës, 25 vjeçarit Igli Zarka. I riu që ka një magjepsje patologjike fetare ndaj kuajve, trajtohet brenda rolit nga psikiatri që interpretohet nga Timo Flloko në shfaqjen me regji të regjisorit boshnjak, Dino Mustafic. Po përveç suksesit në të njëjtën shfaqje, Igli dhe Krist shijojnë lidhjen e tyre jashtë profesionit. “It’s all about the hug, it’s says it all Igli Zarka”, është statusi i Kristit në facebook bashkëngjitur një fotoje të tyre sensuale me rrobabanje. Nuk mungojnë komplimentet që i bëjnë aktorit të tipit: “Seç ke një shije midis Curt Cobain dhe Phenix River”. Igli Zerka nën rolin e Alan Strang bëri bujë me zhveshjen e tij nudo në skenën e Teatrit Kombëtar për shfaqjen “EQUUS”, që do të rikthehet në skenë në muajin qershor.