I vodhi shoqes këpucët dhe të brendshmet, trondit vajza në gjykatë: E kam të dashur
Ana. Q., një parukiere 42 vjeçare e arrestuar nga policia për akuzën e “vjedhjes”, ka shokuar gjykatësen dhe prokuroren e çështjes, teksa ka dalë para gjykatës për t’u përballur me një nga rastet e dokumentimit të një vjedhje të ndodhur në Tiranë. Ana. Q., nënë e një fëmije ka pohuar se me vajzën, së cilës i ka marrë rrobat personale si të brendshme, kostum sportiv, këpucë, parfume dhe sende të tjera, ka një raport të veçantë, përtej shoqërisë, duke deklaruar se kishte lidhje intime me të. Kjo deklaratë ka lënë të habitur gjyqtaren dhe prokuroren e çështjes të cilat po gjykonin rastin në gjykatën e Tiranës, pasi në fjalën e saj të mbrojtjes Ana.Q, pretendoi se kishte një lidhje me vajzën e cila e kishte kallëzuar në polici, dhe se herë pas here ato shkëmbenin rrobat e njëra-tjetrës.
Pavarësisht kësaj situate të paprecedentë në gjykatën e Tiranës, në fund të seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, gjykata vendosi të caktojë “arrest në burg” për Ana.Q. akuzohet nga prokuroria e Tiranës se në datën 15 tetor 2019 në afërsi të kafe “Flora”, i ka vjedhur brenda në makinë shoqes së saj me inicialet Xh.B, një çantë, ku ndodhej pasaporta, çelësat e shtëpisë, telefonin tip “IPhone 5”, një kostum sportiv, një palë këpucë që XH.B, sapo i kishte blerë, dy parfume dhe disa tesha rroba të brendshme, të cilat në total kapnin shumën prej 40 mijë lekë treg. Teksa është marrë në pyetje nga policia e Tiranës Xh.B, ka deklaruar se Ana, i kishte vjedhur dhe rreth dy vjet më parë shumën prej 500 euro në banesë, por atëherë rastin nuk e kishte denoncuar pasi ajo i ishte betuar për djalin e saj, se nuk kishte gisht në këtë vjedhje.
Ky është rasti i dytë që Ana.Q. ka vjedhur shoqen e saj. Menjëherë pas denoncimit të XH.B, policia në datën 15 tetor 2019 ka bërë shpalljen në kërkim të Ana.Q. Kjo e fundit është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të kalonte në Greqi, ku i është sekuestruar dhe një aparat telefon që dyshohet se i është vjedhur një vajze tjetër në qytetin me Korçës. Nga pika kufitare e Kakavijës e arrestuara është transportuar në Tiranë, ku ka dalë para gjykatës së kryeqytet duke pohuar se rrobat ia kishte marrë shoqes së saj XH.B, pasi me këtë të fundit kishte një lidhje intime dhe që shpesh herë të dyja së bashku i shkëmbenin veshëmbathjet. Pavarësisht kësaj situate,gjykata ka vendosur të mbyllë në qeli Ana.Q, duke caktuar masën e “arrestit në burg”.