I shpërthen gjoksi në avion pas operacionit plastik në Turqi, gruaja e tmerruar shikon plagën e hapur: Me rridhnin qelb…
Brogan Rea, nga Boreham, Essex, udhëtoi drejt turqisë për të kryer një ndërhyrje estetike, që konsistonte në zvogëlimin e gjoksit të saj, duke qenë se për vite me radhë madhësia e tij e kishte bezdisur, por e gjithë eksperienca e fluturimit u kthye në një makth.
Pasi pagoi 3 mijë paund për të pasur gjoksin e ëndrrave, ku kaloi katër orë në sallë duke kryer operacionin plastik në një klinikë në Turqi, Brogan Rea përjetoi tmerrin më të madh të jetës.
Në një udhëtim rraskapitësh prej shtatë orësh në avion e reja vuri re se dy gjinjtë e saj kishin shpërthyer, duke i lënë asaj një plagë të hapur.
Kur u kthye në shtëpi ajo zbuloi se do të kishte mbetur me një gjoks katror, thithka të zeza që lëshonin qelb, sepse operacioni kishte qenë një dështim.
“Kam kaluar dy vjet duke hulumtuar klinikën më të mirë për të shkuar në mënyrë që të mund të kisha gjinj normale dhe tani kam gjinj që janë me qelb,”- u shpreh Brogan Rea, ndërsa ka treguar se është me dhimbje gjatë gjithë kohës dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë.
Burimi: Mirror
R.L/Dosja.al