I shpallin babin të vdekur, reagon këngëtari shqiptar: Është shëndoshë e mirë, po marr shumë telefonata për…

Një lajm i rremë për vdekjen e këngëtarit të njohur Nysret Muqiqi, ka qarkulluar ditët e fundit në disa portale.

Por Nysret Muqiqi është shëndoshë e mirë, dhe lajmin e ka dhënë djali i tij, këngëtari Albatrit Muqiqi, i cili reagoi në një postim në Instagram.

Ai shkroi se mori mesazhe e telefonata nga miqtë e shokët pas përhapjes së lajmit, që nuk ishte i vërtetë.

Ndërsa shkroi se portali që përhapi lajmin e rremë do të ndiqet penalisht.

“Përshëndetje miq, shokë, po marr shumë telefonata prej jush, për një lajm të rrejshëm dhe aspak të vërtetë. Portali në fjalë i cili për ca klikime dhe përfitime të veta ka postuar një lajm të rrejshëm për babën tim Nysret Muqiqi, i cili është shëndosh e mirë, ndërsa lajmi nuk është aspak i vërtetë. Portali në fjalë do të ndiqet penalisht për këtë shqetësim që na është bërë mua dhe familjes dhe rrethit tonë, A.M”– shkroi Albatrit Muqiqi.

/Panoramaplus.al