I prishet makina në mes të rrugës, nusja bën autostop në ditën e dasmës

Një nuse në Gloucestershire duhej të bënte autostop në dasmën e saj pasi makina e nusërisë në të cilën ajo po udhëtonte u prish 25 minuta larg nga kisha.

Shenice Beirne ishte 20 minuta me vonesë në ceremoni, ku dashuria e jetës së saj Sean Beirne priste me nervozizëm.

Shenice tregoi se qëndroi në mes të rrugës me fustanin e madh të nusërirë duke u përpjekur të gjente një taksi, por nuk pati sukses. Me të ndodhej dhe motra e nuses e cila po përpiqej të gjente një zgjidhje.

“Shenice më vonë ka treguar në Facebook gjithë ngjarjen dhe ka shkruar: Gjëja më e paimagjinueshme më ndodhi të Shtunën në ditën time të dasmës.

Makina ime e bukur e dasmës u prish gjatë rrugës për në kishë. Isha 25 minuta larg kishës dhe 20 minuta me vonesë. Pasi u prish makina, tentova që të telefonoj disa taksi, por nuk ishte e dobishme.

Kështu dola në rrugë dhe bëra autostop. Ndaloi një djalë me një fugon, por nuk kishte hapësirë për të na marrë dhe vazhduam të bënim autostop. Pas 15 minutash ndaloi dikush që pyeti nëse ishim mirë dhe na çoi në kishe dhe i jam shumë mirënjohëse”, u shpreh Shenice.