I organizoi festën surprizë të ditëlindjes, Adrola shkruan fjalët e ëmbla për miken e zemrës

Me momentet më të bukura nga ditëlindja, Adrola Dushi ka vendosur t’i dedikojë disa fjalë shoqes së saj të ngushtë, Kristina Baki, duke treguar publikisht dhe lidhjen e ngushtë që ka me të.

“Çdo njeriu në jetë i duhet një shoqe si ti. Jam me fat që të kam dhe që më plotëson, më përmbush…Që më bën të qesh dhe më fal momente të paharruara si kjo festë suprizë që u organizua me këmbënguljen tënde, me prezencën e shumë prej atyre që i dua fort. Faleminderit Kiki ime, Zoti të bekoftë për shpirtin e bukur që ke”, shkruan Adrola krahas fotove nga ditëlindja e organizuar pranë detit.

Kujtojmë se disa ditë më parë Adrola dhe Kristina vendosën të bënin tatuazh të njëjtë, për miqësinë që kanë me njëra-tjetrën.