I mori jetën djalit të tij 5 vjeçar, futbollisti zbulon arsyen shokuese që e çoi drejt këtij akti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku futbollisti Cevhar Toktas i ka marrë jetën djalit të tij 5 vjeç që ndodhej i shtruar në spital.
Vogëlushi ishte infektuar me koronavirus dhe ndodhej në kujdes intensiv. Mjekët në fillim thanë se vogëlushi kishte vdekur nga komplikacionet e frymëmarrjes të shkaktuara nga koronavirusi, por 11 ditë më vonë, futbollisti shkoi në polici dhe rrëfeu të vërtetën.
“I vura një jastëk në kokë djalit tim që ishte shtrirë me shpinë. E mbajta ashtu për 15 minuta. Djali po luftonte për jetën. Kur ndaloi së marri frymë, e hoqa jastëkun.
Më pas thirra mjekët për ndihmë, në mënyrë që asgjë të mos ishte e dyshimtë”, tregoi futbollisti. “Unë nuk e kam dashur kurrë që kur ka lindur. Nuk e di pse nuk e dua. E vetmja arsye pse e bëra është sepse nuk e doja. Nuk kam probleme mendore”, ka rrëfyer futbollisti.
Ai është arrestuar dhe do të dali para gjykatës pasi akuzohet për “vrasje e një personi të afërt”, që në Turqi dënohet me burgim të përjetshëm.