I hakëruan celularin, futbollistit të kombëtares italiane i publikojnë foto nudo

Mesfushori i Sasuolos dhe kombëtares italiane, Davide Fratezi, e gjeti veten në telashe, teksa i hakëruan telefonin dhe i publikuan në “Instagram”, selfie nudo. Më pas ajo u fshi shpejt dhe futbollistii publikoi një mesazh për të shpjeguar plotësisht situatën.

“Më falni djema, por dikush më ka hakuar në një farë mënyre telefonin dhe kjo fotografi është publikuar… Më falni”, shkroi Fratezi.

Pavarësisht se fotoja nudo u fshi, njerëzit nxituan ta ruanin ajo tani është bërë virale në rrjetet sociale.

22-vjeçari është në proces të një transferimi te Roma, me një kosto prej mbi 20 milionë euro. Për sa i përket kombëtares italiane, mesfushori ka regjistruar 3 paraqitje, të gjitha në Ligën e Kombeve, këtë muaj.

PANORAMASPORT.AL