“I gjuajti!”/ Tubimi për Klodian Rashën, efektivi dhunon një protestues të shoqëruar në automjetin e policisë! Shikoni momentin kur e godet

Pas përfundimit të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, Policia e Shtetit nisi arrestimet dhe shoqërimet e disa protestuesve.

Siç shihet në këtë video gjatë shoqërimeve nuk kanë munguar as aktet e dhunës nga uniformat blu. Në video shihet një efektiv që qëllon nga pas një të shoqëruar, i cili ishte futur brenda makinës së policisë, ndërsa një vajzë thotë: “I gjuajti!”!

Në pamje shihet polici i cili godet disa here me grusht personin që ndodhet në makinë.

Deri tani, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, deri tani janë arrestuar 3 protestuar, janë proceduar penalisht 4 dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Kujtojmë që gjatë protestës së djeshme nuk munguan tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve, ku pati edhe të lënduar. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që sipas tyre duhet të mbajë përgjegjësi për vrasjen e të riut 25-vjeçar.