I dolën të gjitha sheshit! Kejvina Kthellën “e tradhton” bluza, i zbërthehet në mes të emisionit dhe…

Mbrëmjen e djeshme, Kejvina Kthella kaloi një situatë shumë të sikletshme.

Ish-velina ishte e ftuar tek “Binjakët Show”, ku iu desh të bënte një “sfidë”.

Ajo u fut në një vaskë të mbushur me kuba akulli bashkë me njërin nga vëllezërit, me Romeo Veshajn.

Gjatë kohës që fliste me binjakët, në një moment bluza që kishte veshur e “tradhtoi”.

Papritur, ajo u zbërthye dhe gjoksi i saj doli në shesh. Edhe pse u përpoq që ta mbulonte me duar dhe ta mbërthente sërish vetë, bukuroshja seksi nuk ia doli.

Kështu u detyrua të kërkonte ndihmën e Romeos për ta mbërthyer.

Aktori i humorit u përkul ta ndihmonte, teksa i tha: “Avash moj avash, se kemi kamarierin akoma në dhomë”.