‘I di gjëra, mund ta nxjerr jashtë!’ Të afërmit e Efit reagojnë pas deklaratave të Oltës
Olta ka qenë kryefjalë e mediave orët e fundit pasi në “Big Brother VIP” mes të tjerash ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin duke u shprehur se Tirana është e vogël dhe se me informacionet që ka mund t’i nxjerrë nga formati.
“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”– tha Olta për moderatoren.
Ndërsa për Efin u shpreh: “Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë.”
Pas kësaj ka ardhur një reagim nga pala e Efit, që në Instagram shkruajnë se këto janë pamje të shëmtuara kërcënimi.
“Besoj se sjellja e Efit kundrejt Oltës dhe çdo gjë që ajo ka thënë vërtetohet me këto pamje të shëmtuara kërcënimi për një vajzë që supozohet të gjykohet për çfarë bën brenda “Big Brother”, jo jashtë, por mbi të gjitha nuk është vegël e një loje të shëmtuar duke goditur jetën personale të banorëve aty brenda”– thuhet në postim.