I dashuri – mbështetja më e fortë e Adrianës: Nuk nevojiten fjalë…
Adriana Matoshi na preku të gjithëve sot me lajmin se sëmundja i është rikthyer pas nëntë vjetësh.
Përmes një postimi në Facebook, ajo bëri me dije se do të operohet të mërkurën për ta hequr tumorin në kokë, dhe ne padyshim se i urojmë shumë shëndet.
Mbështetja e saj më e madhe, padyshim janë fëmijët dhe familja e saj, por mbi të gjitha, i dashuri i saj Keith.
Në asnjë moment ai nuk e lë vetëm, madje para pak minutash postoi edhe një fotografi mbi të cilën shkroi: “Nuk nevojiten fjalë…”.
Ti je e fortë Adriana, do ia dalësh…!/Prive.al