Humbi nënën pak kohë më parë, këngëtarja shqiptare shkruan fjalët emocionuese në ditëlindjen e saj

Pak muaj më parë, këngëtarja Xhesika Poli humbi njeriun më të dashur të saj, mamanë pas një sëmundjeje të rëndë.

Ajo tregoi në rrjetet sociale pak nga momentet e vështira dhe forcën që gjeti për të vazhduar para, ndërsa në postimin e fundit ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë për njeriun më të shtrenjtë të saj.

“Sot do ishim duke festuar bashkë ditën e lindjes tënde e shtrenjta ime. Më mungon pafund mam. Jeta u tregua e padrejtë me ty dhe me ne që na la me këtë plagë që nuk mbyllet asnjëherë”, ka shkruar Polo krah fotos me mamanë e saj.

Nëna e këngëtares u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Kujtojmë se ajo ishte po ashtu motra e këngëtares së muzikës popullore, Valbona Mema./revistawho.com