Humbi kontrollin e mjetit dhe plagosi 3 kalimtarë, arrestohet 29-vjeçarja

29-vjeçarja me iniciale E.G., cila humbi kontrollin mbi mjetin dhe plagosi 3 kalimtarë pasditen e djeshme në afrësi të Kopshtit Botanik në Tiranë është arrestuar.

Policia bën të ditur se të aksidentuarit me iniciale V.H dhe A.T pasi kanë marrë ndihmën e parë janë larguar në banesa, ndërsa i aksidentuari me iniciale B.H. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al