Humb jetën nga overdoza djali i biznesmetin të njohur
Louis Luttle, djali 20 vjeçar i shefit ekzekutiv të Boohoo-së, John Lyttle, është gjetur pa jetë në shtratin e tij në rezdinencën e familjes, afër Sevenoaks. Duket se shkak i vdekjes së tij ka qenë overdoza, edhe pse autoritet kanë hapur një hetim më të gjerë për të kuptuar më shumë detaje mbi ngjarjen.
Një mik i familjes në Galway, Irlandë, aty ku Luisi erdhi në jetë u shpreh se ndjehej i shkatërruar nga ky lajm i trishtë.
“Të gjithë jemi të shkatërruar që në momentin kur dëgjuam se çfarë i ka ndodhur djalit të bukur, Louis. Na thanë se vdiq gjatë karantinës, por nuk kemi më shumë informacione”, shprehet ai.
Louis ishte një ish-nxënës në Shkollën e Kingut në Canterbury, ai vazhdonte studimet për menaxhim biznesi në Universitetin Cardiff dhe gjithashtu punonte në Bohoo që nga korriku i vitit të kaluar.
Pas dhjetë ditësh Louis do të mbushte 21 vjeç por fatkeqësisht kjo ditë nuk erdhi për të.
Ora News