Humb jetën nga koronavirusi babai i Berat Buzhalës, gazetari bën dedikimin e ndjerë për të atin

Një lajm i trishtë është raportuar pak më parë ku babai i gazetarit Berat Buzhala, Bashori, ka humbur jetën nga koronavirusi.

Prej disa ditësh, babai i gazetarit vuante nga koronavirusi dhe ishte në gjendje të keqe për jetën. Ai ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.

Reagimi:

Miq dhe mikesha. Sot ne ora 13.00 vdiq baba i jone, Bashor Gege Buzhala, ne moshen 72 vjecare. Pas nje lufte te gjate me COVID’in ai nuk arriti te fitoje. Ne syte e mi, te vellaut dhe dy motrave, kjo eshte humbja e tij e pare. Ne ishim jashtezakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen.  Baba, pervec prej ne kater femijeve, trashegohet edhe nga dhjete nipa dhe mbesa.

Varrimi eshte neser ne Çabiq. Per shkak te situates se pandemise ai do te zhvillohet vetem ne pranine e familjareve te aferm. Ju te gjitheve ju falenderoj per interesimin qe e keni tregu gjate gjithe kesaj kohe. Ne te tjeret jemi te gjithe shendosh dhe mire.

T’ati ka lind me 19 mars te vitit 1948 prej prindereve Gege dhe Mane. Ai ishte vet i katerti vella dhe nje moter. Jeta e tij nuk ka qene aspak i lehte. Post mortem i jam mirenjohes per krejt angazhimin qe e ka bere per ne si familje. Ju dua dhe ju falenderoj paraprakisht per ngushllimet e shprehura.