Humb betejën me COVID-19, aktori i njohur i telenovelave spanjolle

Aktori meksikan Raymundo Capetillo ka vdekur në moshën 76 vjeçare për shkak të koronavirusit.

Sipas deklaratave të fundit të bëra për shtyp nga mbesa e aktorit, Tanya Roberta, Capetillo ishte infektuar me COVID-19 dhe u shtrua në një spital në Meksikë.

Aktori i famshëm u nda nga jeta dy ditë më parë, më 12 korrik.

Capetillo filloi të aktronte në fund të viteve 1960.

Ai ka punuar në televizion, film dhe teatër. Në Shqipëri u bë i njohur me rolin e tij në telenovelën “Zemër e egër”.

Sipas koleges së tij, Ella Laboriel, aktori ishte shtruar në spital që nga data 5 korrik pas problemeve me shëndetin për shkak të koronavirusit.

“Të dashur miq, Raymundo Capetillo, vëllai im i shpirtit, është shtruar në spital nga COVID-19,”- shkroi Laboriel në mediat sociale.

Aktori gjithashtu ka luajtur në filmat “Muchacha Italiana Viene a Casarse”, “Rosa Salvaje” and “Cadenas de Amargura.”

/Panoramaplus.al