Hueyda El Saied: Si e zbulova tradhëtinë e bashkëshortit, mbante lidhje paralele me…

received_10216246531022015

Vetëm përpara disa muajsh, Hueyda El Saied, e ftuar në “Top Show” deklaroi se pas pesë vitesh ajo i kishte dhënë fund martesës së saj pasi bashkëshorti e kishte tradhëtuar. Hueyda u tregua e rezervuar pa dhënë shumë detaje lidhur me tradhtinë që përjetoi. Këtë javë i është rikthyer historisë së ndarjes në rrëfimin që bëri në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, ku Hueyda rrëfeu në studio se ajo e kishte kapur tradhtinë e bashkëshortit pikërisht nga celulari. “E kisha dhe unë gjurmën e gishtit tek telefoni i tij që mund ta hapja si passëord dhe e pashë”,tha ajo. Ndërsa pyetjes së Fatmës nëse bëhej fjalë për një lidhje paralele, Hueyda iu përgjigj: “Po, paralele, edhe pse nuk e di mirë sepse nuk iu futa shumë thellë situatës”. Më pas ajo ka treguar për Aulonën dhe Fatmën në “Thumb” se dy javë ka qarë, por më pas e ka mbledhur veten duke dashur që të jetë një mami e lumtur dhe e mirë për djalin e saj Gabrielin. Story.al