Hueyda El Saied pushime me të birin dhe partnerin e ri, ja ku ndodhen
Hueyda El Saied dhe djali i saj Gabriel kanë një marrëdhënie shumë speciale, me të cilën janë familjarizuar edhe të gjithë ndjekësit në ‘Instagram-in’ e bukuroshes shqiptare. Shumë shpesh nënë e bir zbulojnë aktivitete e përbashkëta gjatë ditës, të cilat bëhen shumë speciale.
Balerina e njohur ka zbuluar edhe foto nga pushimet me djalin dhe partnerin e saj. Ditët e fundit, Hueyda ka zgjedhur të arratiset për pak ditë pushimi. Edhe këtë herë, personat që e shoqërojnë janë të njëjtët, ata më të rëndësishmit për të, por destinacioni është dimëror, ndryshe nga ai që kishin zgjedhur disa javë më parë.
Mes dëborës dhe ngrohtësisë familjare, ajo ka ndarë disa momente me anë të videove. Më të veçantin e publikoi pak orë më parë, duke zbuluar se i vogli Gabriel ka provuar të bëjë ski për herë të parë. Eksperienca duket se i ka pëlqyer dhe e ka emocionuar shumë. Në vazhdimësi me siguri do të kemi momente të tjera të shkëputura nga pushimet familjare të Hueydës, shkruan Who.