Horoskopi mujor/ Shenjat që i pret një fillim i ri, i bukur
Shkenca, teknologjia, komunikimi do jenë pikat kyç të këtij muaji. Është koha e duhur për të hequr dorë nga veset e këqija dhe për të përfunduar punët e lëna përgjysmë. Për shumë të tjerë kjo është koha e përshtatshme për të ndryshuar punë dhe karrierë. Është muaji ku do kuptoni çfarë ju duhet dhe nuk ju duhet në jetë.
Dashi – Këtë muaj do keni sukses dhe prisni shumë energji pozitive. Takime me miq dhe madje një romancë që mund të lind me një nga miqtë tuaj. Përpiquni të mos stresoheni. Deri në datë 20 Mërkuri do jetë retrogradë, por më pas do të keni shumë ide të reja. Do takoheni me miq të vjetër. Një punë e re mund të dalë papritur. Ju jeni gati për gjithçka mund të ndodhë!
Demi – Do bëni hapa serioze në karrierë dhe frika e ndryshimit nuk duhet t’ju pengojë. Do merrni një ofertë shumë të mirë, por për të cilën duhet të lini pas mënyrën tuaj të vjetër. Një mundësi e papritur ju vjen dhe mos e humbni. Duroni dhe do jeni më të qartë nga fundi i muajit. Jeta sentimentale do marrë një kthesë serioze dhe lidhja juaj me dikë mund të bëhet më e fortë.
Binjakët – Mendja juaj është flori këtë muaj. Do ju vijë një mundësi e re që përfshin edukimin, internacionalizmin, spiritualizmin dhe madje sistemin ligjor. Do kuptoni sesi mund të arrini gjithçka nëse i viheni pas qëllimit tuaj. Në jetën sentimentale do jeni shumë specific këtë muaj. Mund të firmosni një kontratë me partnerin ose lidhja juaj do bëhet më e thellë, në kuptimin spiritual.
Gaforrja – Një lajm shumë i mirë vjen për ju këtë muaj dhe nuk ka të bëjë me financat. Një fillim i ri do të jetë për ju. Mund të bëni një investim të ri dhe do rezultojë i suksesshëm në një kohë të shkurtër. Nëse je në një lidhje ose i martuar, partneri juaj mund të përfitojë financiarisht këtë muaj. Mund të jetë një rritje rroge, bonus apo diçka tjetër, por ju do festoni. Ndërsa beqarët do jenë më të hapur emocionalisht me dikë të ri në jetën e tyre.
Luani – Një dashuri e madhe për ju po vjen këtë muaj. Këto kohë i keni menduar mirë zgjedhjet tuaja në dashuri, por me Hënën e re këtë muaj, asgjë nuk do t’ju ndalojë për të ecur përpara. Ndërkohë në sektorin e financave, mund të marrë fund një burim parash ku mbështeteshe deri tani. Jeni në tranzicion në fushën e financave dhe karrierës prandaj mos lejoni ankthin dhe stresin t’ju pengojë në ndryshimet që do ndodhin.
Virgjëresha – Këto kohë keni qenë duke rivlerësuar punën tuaj dhe si e menaxhoni kohën. Deri në 20 Shkurt do jeni në një fazë mendimesh lidhur me punën. Fatmirësisht Hëna e re do t’ju sjellë fillime të reja në këtë fushë. Kur t’ju vijnë mundësitë do jeni të pavendosur, por riskoni. Në jetën sentimentale do i shprehni ndjenjat personit që dashuroni nga data 27 Shkurt. Në datën 25 do keni më shumë harmoni në lidhjen tuaj.
Peshorja – Dashuria është në ajër për ju edhe pse jeni konfuzë. Një nga ish –at do rikthehet për të folur me ju ose për t’u ribashkuar. Por çfarë nuk ka funksionuar duhet të shkojë. Data 11 Shkurt do ndryshojë gjithçka për ju. Një dashuri e re, mendime të reja, mundësi të reja do vijnë. Pas datës 25 Shkurt do jeni të lumtur me punën tuaj dhe do ju pëlqejë bashkëpunimi me kolegët.
Akrepi – Jeta familjare do jetë e mbushur me energji, por edhe e paqëndrueshme. Një keqkuptim mund të ndodhë mes jush dhe familjarëve tuaj, por nëse bashkëbisedoni mund ta gjeni zgjidhjen. Në datën 11 Shkurt do ndodhin ndryshime. Nëse do bleni një pronë, do ja vlejë. Nëse jeni beqarë mundësi të reja ju presin nga data 25 Shkurt. Një shoqëri mund të marrë fund në datë 27 Shkurt, por ju e kishit kuptuar tashmë.
Shigjetari – Mund të mos ndiheni të fokusuar në fillim të muajit, por mos u dëshpëroni. Komunikimet me të tjerët mund të mos shkojnë siç duhet. Por nga data 11 Shkurt do të vijnë mundësi të reja, në komunikim, shitje, marketing dhe ju do t’i rimendoni këto mundësi. Në datë 20 Shkurt do kuptoni që ndonëse këto mundësi nuk ishit çfarë po prisnit, nuk do të thotë që nuk janë të mira. Në jetën sentimentale, me partnerin mund të keni një ftohje deri në datë 20 Shkurt, por është thjesht e përkohshme.
Bricjapi – Këtë muaj do mendoni dy herë për shpenzimet, kursimet dhe fitimet tuaja. E gjitha kjo për një qëllim të madh, edhe pse ndiheni konfuzë. Një fillim i ri në fushën e financave po ndodh dhe duket shumë premtues. Kape shansin. Mendja juaj nuk do fokusohet vetëm tek paratë, por edhe tek zemra. Partneri do t’ju mbështesë në vendimet tuaja dhe lidhja juaj do bëhet më e fortë.
Ujori – Këtë muaj jeni yjet e universit. Është koha juaj për të shkëlqyer. Do ju vijnë ide brilante, mendja juaj është shumë inovatore në këto moment dhe gjërat që dukeshin të pamundura tani do bëhen të mundura. Mos ngurroni t’i tregoni botës aspiratat tuaja. Gjithashtu edhe në dashuri, nëse jeni single do takoni dikë special. Nëse jeni në një lidhje, do mbusheni me dashuri nga partneri.
Peshqit – Këtë muaj do ndiheni si të mbërthyer, por do kuptoni se pse ju nevojitej kjo pauzë. Një fillim i ri ju pret dhe kujtimet e të shkuarës që nuk ju kanë lënë të qetë, do i lini pas një herë e mirë. Sa më shumë të jepni, aq më shumë do merrni, kjo është motoja juaj për këtë muaj. Në jetën sentimentale, do jeni të rrethuar me dashuri pa kushte.