Horoskopi i datës 8 korrik 2020

Dashi
Atmosfera është e mbushur me mundësi konstruktive, sidomos në punë dhe në çështjet financiare. Jeta sociale paraqitet e mirë dhe njohje të reja dhe takime nuk do të mungojnë. Kjo është një ditë e bukur për ju.

Demi
Ndikimi i Mërkurit dhe Jupiterit ju sjell pak tension në sferën profesionale. Duhet të tregoheni mëse të ekuilibruar për të mos komprometuar raporte që mund të jenë të dobishme për ju. Bëni kujdes me informacionet që do u jepni personave përreth.

Binjakët
Mërkuri në shenjë sjell avantazhe në punë. Kontakte dhe akorde të ndryshme do t’ju përshpejtojnë ritmet e “konkluzionit”. Në dashuri mundohuni të evitoni grindjet me partnerin. Komunikimi është çelësi i një raporti, ndaj nëse keni pakënaqësi, diskutojini ato.

Gaforrja
Ndryshimet planetare do t’ju ndihmojnë të realizoni qëllimet tuaja edhe pse për momentin ju duket çdo gjë e komplikuar. Nëse jeni single duhet të prisni momentin e duhur. Cupidi ju ka shënjestruar dhe duhet të dini se po përgatitet diçka shumë e bukur për ju.

Luani
Ndiheni disi të lodhur dhe keni mungesë përqendrimi. Ndoshta një pushim i vogël s’do t’ju bënte keq. Bëni kujdes të mos humbisni apo të harroni një send që ka shumë rëndësi për ju. E mërkura nuk ju gjen në formë dhe kjo do të ndikojë edhe në aspektet e tjera.

Virgjëresha
Duhet të vendosni se ku të duhet shpenzoni gjithë energjitë dhe kohën tuaj, dhe nga se të hiqni dorë. Mos harroni se të zgjedhësh mund të thotë “të fitosh”. Një fazë magjike paraqitet për dashurinë dhe kjo është pikërisht dita kur bëni hapa galopant drejt personit të zemrës.

Peshorja
Impenjimet që keni marrë gjatë gjithë kësaj kohe në sferën profesionale do t’ju ju japin një rezultat që do t’ju gëzojë edhe në fushën financiare. Bëni kujdes me shëndetin, si dhe me financat. Nuk është keq të refuzoni ndonjë ftesë.

Akrepi
Puna ju kërkon një përqendrim maksimal. Tregohuni më diplomatikë në takime të rëndësishme ku mund të varet karriera juaj. Një mbrëmje pasionale në krahët e partnerit do t’ju relaksojë dhe do t’ju bëjë të harroni të gjitha problemet që së fundmi ju kanë vënë me shpatulla për muri.

Shigjetari
Marsi në shenjë vazhdon t’ju garantojë energji të dobishme për të përballuar impenjimet e shumta. Mërkuri në orbitë, mund të përshpejtojë ritmet e pushtimit të ndonjë zemre nëse jeni vetëm. E mërkura është një ditë e qetë, e cila ju çel dyert e një fundjave argëtuese.

Bricjapi
Afërdita prek shenjën tuaj dhe sjell një valë optimizmi dhe fat, që do t’ju ndihmojë të kaloni çdo vështirësi. Do të merrni një lajm që do t’ju programojë një takim plot premtime të çdo lloji.
Aspekti financiar paraqitet i mirë, por mos e teproni me shpenzimet.

Ujori
Dita e sotme mund të jetë e favorizuar për transferta, spostime të vogla dhe pritje për para. Duhet të përfitoni nga takimet fatsjellëse që krijohen papritur gjatë gjithë javës. Kjo është një ditë e qetë në punë dhe në dashuri.

Peshqit
Marsi në kundërshtim me shenjën tuaj ju bën të ndiheni pesimistë kundrejt iniciativave që keni marrë. Në dashuri, një ndjenjë e re mund të lerë rrënjë që do t’ju largojnë disi nga tensionet në sferat e tjera.