Horoskopi i datës 7 mars 2020

Dashi
Dikush që ka një tendencë për t’i bërë gjërat më të vështira se sa duhet të jenë realisht dhe kjo  mund të transmetojë energji negative tek ju. Mos e lejoni këtë gjë edhe nëse do t’ju duhet të tregoheni pak të ashpër ndaj personit në fjalë.

Demi
Sot do të përmbyteni nga këshillat e të tjerëve. Veproni siç ju thotë instinkti dhe mos u ndikoni nga askush! Buzëqeshni me komentet e tyre dhe pastaj ndihuni i lirë që t’i shpërfillni ato. I keni vetë në dorë frerët e jetës suaj.

Binjakët
Zbulimet e reja mund t’ju befasojnë sot dhe gjithashtu mund t’ju edukojnë! Kur dikush që e keni menduar se e njihni brenda dhe jashtë, vepron në një mënyrë krejtësisht të habitshme, mos u frikësoni, gjithçka do të qartësohet më vonë.

Gaforrja
Ju mendoni se po flisni mjaft qartë, por njerëzit e tjerë mund t’ju keqkuptojnë. Në ajër ka një mjegull të ngatërruar, dhe shpjegimi i ideve të komplikuara do të jetë shumë e vështirë. Këto mosmarrëveshje mund të lindin edhe në dashuri.

Luani
Shqisa juaj e gjashtë po bëhet shpejt një instikt i pagabueshëm, ndaj nuk duhet të hezitoni që të mbështeteni tek ajo! Tani për tani vizioni juaj është i paqartë për shkak të dëshirave tuaja të shumta. Përpiquni të vini në zbatim planet tuaja në biznes.

Virgjëresha
Vetëm punë dhe aspak argëtim nuk është gjëja e duhur. Mos u shqetësoni aq shumë për punën ose shkollën dhe filloni të eksploroni aspektet më romantike të jetës suaj. Përpiquni të shijoni muzikën, modën dhe artin të cilat stimulojnë emocionet tuaja.

Peshorja

Kur të hyni sot në një situatë të re, kujdesuni për disa njerëz që duan të marrin të gjithë kontrollin. Ata mund t’ju shohin si konkurrencë (edhe nëse nuk jeni) dhe ju japin më pak se një mirëseardhje të ngrohtë. Çfarëdo që të bëni, mos e merrni si personale këtë sjellje të ftohtë.

Akrepi
‘Thjeshtësia’ është parulla e sotme. Mbani gjërat të thjeshta dhe do të keni një ditë fantastike! Në punë ose në shkollë, mos u shqetësoni me prezantime të komplikuara plot skema. Në jetën tuaj të dashurisë, mos krijoni situata dramatike, të cilat sjellin vetëm shqetësime.

Shigjetari
Sot, do të dalë në dritë një informacion i ri dhe kjo mund të bëjë që të ripërkufizoni një nga vlerat tuaja. Një person pa shtyllë kurrizore po lëkundet në jetën tuaj dhe kjo do të jetë një ndjenjë e lodhshme, gjithsesi ju dini si t’i bëni ballë.

Bricjapi
Gjetja e mënyrave krijuese për të fituar ose për të kursyer para do të jetë një sfidë e këndshme për ju sot. Gjatë muajve të ardhshëm, pasuria juaj në rritje mund të bëjë që disa njerëz të vijnë për t’ju kërkuar këshilla. Nëse kjo ndodh, ndani sekretet tuaja për suksesin financiar!

Ujori
Thuhet se fëmijët kanë nevojë për disiplinë në mënyrë që të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm, por dhe të rriturit kanë nevojë për rregulla në jetën e tyre gjithashtu! Ju e dini se cila është zgjedhja e duhur, prandaj përpiquni që ta bëni atë për të arritur atje ku doni.

Peshqit
Lejojeni ngrohtësinë tuaj të dalë në sipërfaqe në çdo situatë të vështirë dhe gjithmonë do t’ia dilni me sukses. Të gjithë dëshirojmë të qëndrojmë me njerëz që na bëjnë të ndihemi mire dhe kjo vlen edhe për ju. Largojini njerëzit negativë nga rrethi juaj.