Horoskopi i datës 31 tetor 2020

Dashi

Ju pret një ditë stresuese dhe jo nën ritmin e duhur, gjatë së cilës mund të përballeni me tensione. Bëni kujdes sa i takon dashurisë gjatë kësaj fundjave, në mënyrë që të mos përfshiheni në polemika, pasi jeni të gatshëm në çdo moment për debat. 

Demi

Më në fund do keni mundësi që të mbusheni me frymë dhe të rigjeni buzëqeshjen. Pas shumë tensioneve me të cilat jeni përballur në ditët e kaluara, tashmë gjërat do të sistemohen. Brenda pak kohësh nuk do e keni më Venusin kundër dhe raportet me të tjerët do të përmirësohen. Fundjava do të jetë shumë pozitive.

Binjakët

Kjo e shtunë do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të ndiheni më mirë dhe më të fortë në raport me të kaluarën, edhe pse më e mira do ende kohë që të vijë. Vetëm fundi i muajit nëntor do t’ikthejë gjërat në favorin tuaj.

Gaforrja

Keni nevojë për të qenë më të qetë dhe më të relaksuar si dhe për të gjetur diçka që ju bën të ndiheni mirë. Nëse në dashuri jeni përballur me keqkuptime, mundohuni që të gjeni zgjidhjen sa më parë. Në punë, shfrytëzoni idetë e mira.

Luani

Kjo e shtunë rrezikon që të jetë e mbushur me polemika nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Mundohuni që të mos bini pre e provokimeve. Kjo gjë vlen sidomos në familje, nëse keni një raport konfliktual me dikë. Bëni mirë që t’i shmangni diskutimet.

Virgjëresha

Ju pret një ditë pozitive, ku gjatë saj do të ketë rikuperim të ndjeshëm. Nëse keni pasur diskutime, me gjasë do të sqaroheni duke rigjetur qetësinë. Dashuria ju pret, ndaj jini mëse të hapur për të.

Peshorja

E shtuna do të jetë mjaft pozitive dhe paralajmëron një periudhë në të cilën gjërat do të jenë në favorin tuaj. Bëni mirë që të viheni në lëvizje dhe kënaqësitë nuk do të mungojnë. Situatat do të vijnë duke u përmirësuar nga dita në ditë.

Akrepi

Gjatë kësaj fundjave mund të organizoheni, të bëni projekte dhe të mendoni për të ardhmen. Gjëja më e rëndësishme është që të mos mendoni më për të kaluarën. Duhet të prisni degët e thata dhe të shkëputeni përfundimisht nga e kaluara, në mënyrë që t’ia nisni siç duhet.

Shigjetari

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar gjatë kësaj dite. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj dhe do ju japë dorë, qoftë nëse jeni vetëm, edhe nëse jeni çift. E rëndësishme është që të mos mbylleni brenda vetes.

Bricjapi

Mundohuni që ta shfrytëzoni në maksimum këtë të shtunë, pasi mund të rezultojë vërtetë mahnitëse. Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe do të favorizojë dashurinë, ndaj mundohuni që të përfitoni.

Ujori

Jeni mjaft të favorizuar në dashuri, pas një periudhe të gjatë me kriza dhe tensione. Tashmë do mund të zgjidhni problemet sentimentale dhe të afroheni me dikë nëse keni patur një largim.Do të keni po ashtu mundësi për të zbuluar pasione të reja dhe për t’u përfshirë në projekte premtuese.

Peshqit

Gjatë kësaj periudhe ndiheni disi konfuzë në dashuri dhe shumë kërkues në familje dhe në punë. Duhet të mundoheni që të gjeni një ekuilibër. Në dashuri mundohuni që të bëni kujdes, sidomos nëse jeni të dyzuar mes dy lidhjeve.