Horoskopi i datës 24 prill 2020

Dashi
Dita nis mirë, planetët e dashurisë duan të lënë shenjën e tyre dhe t’ju mbushin me emocione. Mbrëmje magjike për çiftet, ndërsa ndikimet pozitive yjore shpalosin lajme të mrekullueshme edhe për zemrat e vetmuara. Po vijnë takime dhe histori të reja premtuese!

Demi
Pasiguritë në fushën e dashurisë janë shpesh rezultat i imagjinatës suaj dhe ndoshta partneri/ja nuk ka faj. Beqarët do të jenë në gjendje të ndërmarrin iniciativën për një njohje të re me një person. Puna është shumë e ngarkuar dhe do t’ju duhet të shkarkoni tensione të grumbulluara.

Binjakët
Nëse jeni çift dhe keni një situatë të jashtëzakonshme që duhet të ndërmerrni një hap të rëndësishëm që nuk mund të bëni për shkak të pasigurisë, do të keni një ditë të favorshme për paqe. Kush është i vetmuar nuk do të mendohet gjatë për takime, të cilat do jenë interesante dhe të papritura.

Gaforrja
Të reja në sektorin privat, sot dashuria ju rezervon disa surpriza të bukura dhe më në fund do të kurorëzoni një ëndërr që keni dëshiruar gjatë. Projektet e dasmës ose një fëmijë janë në vendin e parë! Hëna favorizon beqarët që duan të ndryshojnë status, mos humbisni mundësitë që ju shpalosen.

Luani
Së fundi një panoramë mjaft e favorshme astrale! Sot do të jetë një ditë e veçantë, marrëveshja me të dashurin/ën do të jetë në krye dhe do të ndiheni në qiellin e shtatë! Për beqarët, janë parashikuar shumë takime interesante të cilat synojnë ndryshimin e së ardhmes.

Virgjëresha
Nga sot një valë e re pasioni do të investojë te ju dhe do të jeni në gjendje të tërhiqni me vete edhe partnerin/en tuaj. Kur doni ju me të vërtetë, mund të bëni gjithçka! Zemrat e vetmuara do të synojnë tërheqjen e vëmendjes së dikujt që kohët e fundit ka ngjallur kuriozitetin e tyre.

Peshorja
Dashuria është në qiellin e shtatë për ata që janë në një marrëdhënie. Nëse keni një histori dashurie që nuk ju përmbush, kushtojini vëmendje vështirësive të cilat ju tregojnë gjithçka. Mbrëmje harmonike për çiftet e testuara mire, të cilët dinë si t’i përballojnë sfidat.

Akrepi
Kujdes nga zilia e disa njerëzve të afërt. Komunikoni më shumë me partnerin/en tuaj për të rikthyer jetën e mirë si çift dhe për të rivendosur harmoninë. Beqarët sot duhet të jenë të kujdesshëm për të mos marrë vendime, pasi mund të bien në situata të paqarta.

Shigjetari
Dashuria do të jetë e guximshme, argëtuese dhe plot aventura. Do të jeni në harmoni të plotë me partnerin/en, edhe pse ndonjëherë do ndjeheni si të pakënaqur dhe do t’ju duhet të ankoheni. Beqarët do të kërkojnë aventura të reja, por do t’ju duhet të presin për të gjetur shpirtin binjak.

Bricjapi
Jeni akoma në kohë nëse dëshironi të rikuperoni atë që është në zemrën tuaj, ju mund të krijoni strategji më të mira për t’u shfaqur përsëri intrigues në sytë e të dashurit/ës. Beqarët sot mund të organizojnë një takim me miqtë për të shkëputur veten nga rutina. Do të keni shumë kënaqësi dhe do të jeni gati për t’u përballur me një test të ri.

Ujori
Sot do të jetë një ditë e mbushur me surpriza të këndshme, marrëdhënia vazhdon me hapa galopant dhe kjo ju dhuron shumë lumturi. Beqarët do të jenë në gjendje të mendojnë për fillimin e një historie të re me një person që kanë njohur kohët e fundit.

Peshqit
Tensionet dhe disponimi i keq mund të karakterizojnë jetën e një çifti. Jini pajtues nëse doni ta ruani marrëdhënien tuaj, nganjëherë një sqarim i papritur mund të ndryshojë gjithçka. Beqarët sot do të jenë tmerrësisht romantikë dhe do të jenë në gjendje të jetojnë përvoja shumë intensive.