Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Dashi
Sot do të jeni nën pushtetin e yjeve që do t’ju mbështesin, prandaj pritet një ditë e mirë në shumë drejtime. Megjithatë, kjo nuk do të thotë të ndërmerrni iniciativa të kanë trajtën e aventurave.

Demi
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje parashikohet një ditë me shumë intensitet e ku nuk do të mungojë edhe ndonjë përplasje me dikë. Megjithatë, do të ketë edhe momente interesante për ju.

Binjakët
Do të jeni shumë të përqendruar në drejtim të punës, madje impenjimet tuaja mund të shumëfishohen gjatë ditës, por kjo nuk do të thotë të lini pas dore problemet që kanë të bëjnë me partnerin.

Gaforrja
Më në fund duket se Marsi e Mërkuri kanë marrë një pozicion më të përshtatshëm për ju, prandaj edhe do të rikuperoni shumë si në punë, ashtu edhe në raportet ndërpersonale.

Luani
Sot do të jeni në pushtetin e një Hënë agresive dhe të një Marsi që me vrullin e tij bën të jeni edhe të rrëmbyer, prandaj do të jeni disi nervozë. Edhe gjërat më të vogla mund t’ju duken drama.

Virgjëresha
Saturni për ju sot është ylli më i mirë dhe jo vetëm që do të bëjë që t’ju rikthehet humori i mirë, por nga ana tjetër do t’ju ndihmojë në zhbllokimin e iniciativave dhe të projekteve.

Peshorja
Aq pozitiv ka qenë në shenjën tuaj Mërkuri, saqë edhe tani që është larguar efeketi pozitiv i tij do të vazhdojë për inerci. Por kujdes, po afrohet në shenjë Marsi i vrullshëm e agresiv.

Akrepi
Tani që planete të tillë si Mërkuri dhe Afërdita janë në orbita shumë të përshtatshme, sigurisht që do favorizojnë si në plani e punës ashtu edhe në atë sentimental.

Shigjetari
Duke pasur mbi kokë Jupiterin dhe Marsin ka shumë të ngjarë që ëndrrat tuaja të bëhen realitet, por për këtë duhet më shumë iniciativë nga ana tjetër.

Bricjapi
Pritet të jetë një ditë e favorshme për sektorin e aktivitetit tuaj, por nuk duhet të qëndroni në pozita pritëse. Duhet të tregoheni më të guximshëm për të hedhur një hap që mund të rezultojë vendimtar.

Ujori
Hyrja e Mërkurit në shenjë duket se do ta ngrysë në një farë mënyre “qiellin tuaj” por nuk do të zgjasë shumë, sapo të zërë orbitën e favorshme për ju.

Peshqit
Marsi dhe Mërkuri ju nxisin të tregoheni më aktivë. Probleme që i kishit lënë mënjanë, tani duket se po fillojnë t’ju interesojnë përsëri. Mundohuni të shfrytëzoni më mirë rastet që ju paraqiten.