Horoskopi i datës 7 prill 2019 nga Susan Miller

Dashi
Duhet të filloni të kuptoni ndryshimin e realitetit nga imagjinata juaj. Jo gjithçka që ju imagjinoni është pjesë e realitetit, ndaj shmangini iluzionet dhe jetoni jetën tuaj.

Demi
Planifikoni konkretisht se cfarë do të bëni me personin e zemrës. E ardhmja nuk ju pret ndaj duhet të përgatiteni plotësisht. Mbi të gjitha mos lejoni fleksibilitetin tuaj të venitet.

Binjakët
Mjaft ëndërruat, por filloni të veproni! Jeta juaj duhet të marrë një kuptim sa më shpejt, pasi koha e humbur nuk rikuperohet. Çdo gjë që ndikon në ndryshimin tuaj do të jetë pozitive.

Gaforrja
Do të transformoni veten dhe të tjerët rreth jush falë ndryshimeve që pritet të bëni. Shumë ndodhi do ju mbushin me emocione, ndaj qëndroni të hapur ndaj atyre pozitve dhe negative.

Luani
Lajme të këqija dhe reagime të këqija priten t’ju ndodhin. Ju nuk mund të bëni asgjë për t’i ndryshuar, por mund të mos lejoni të ndikojnë edhe aq shumë në vendimet dhe sjelljet tuaja.

Virgjëresha
Ndonjëherë duhet të distancoheni që të keni një marrëdhënie më të mirë. Personi i zemrës padyshim ju vlerëson shumë, por ka nevojë për hapësirën vetjake.

Peshorja
Mos shpenzoni kohën duke dëshiruar t’ju duan të tjerët dhe as të keni pritshmëri prej tyre. Nëse nuk ju telefonojnë apo ju kujtojnë, bëni të njëjtën gjë. Vlerësojeni veten më shumë.

Akrepi
Është ditë shumë nostalgjike për ju, ndaj do e ktheni kokën nga e shkuara. Ndjesi të vjetra dhe synime të reja do t’ju bëjnë të rrezikoni. Mund të veproni pasi gjërat do të shkojnë mirë.

Shigjetari
Do të keni shumë pak energji dhe ato nuk do të doni t’i shpenzoni, pavarësisht se do të kërkohet shumë punë nga ana juaj. Me pak fokusim do t’ja dilni.

Bricjapi
Të dukesh mirë të bën të ndihesh mirë, ndaj sot është dita ku ju kujdeseni për veten dhe i mundësoni veten një trajtim ekstra. Të llastosh veten nuk të bën egoist, përkundrazi.

Ujori
Përgatituni shpirtërisht sepse një person i ri plot ngjyra do e bëjnë këtë ditë perfekte. Një bisedë e ngrohtë dhe shumë spirituale do t’ju zgjojë shpirtin tuaj artistik.

Peshqit
Sot merruni vetëm me veten tuaj dhe kujdesuni për të, shpenzoni për të dhe argëtojeni atë. Financat dhe planetet ju favorizojnë, ndaj nuk keni asnjë justifikim.