Horoskopi i datës 4 shkurt 2019 nga Susan Miller

Dashi
Kjo hënë e re do t’i shtrëngojë duart me Jupiterin (planetin tuaj të fatit të mirë), në arenën tuaj të udhëtimit dhe arsimit të lartë. Kështu që me një përpjekje të vogël, ju me siguri do të bëni përparim mbresëlënës drejt një aventure që do të zgjerojë horizontet tuaja. Sa më lart të arrini, aq më shumë do të përjetoni.

Demi
Kërkoni një lidhje kuptimplotë midis asaj që duhet të ofroni si udhëheqës dhe nevojave të mbikëqyrësit tuaj. Kjo mund t’ju udhëheqë drejt një territori të ri që lejon profesionalizmin tuaj të shkëlqejë, në sajë të hënës së re në majën e tabelës suaj të karrierës.

Binjakët
Ju ndoshta do të merrni inkurajim nga dikush me një sfond kulturor të ndryshëm nga ju, për të vendosur një qëllim të ri. Falë hënës së re në Ujor, dhe Jupiterin në Shigjetar, shenjën plotësuese të Binjakëve, do të përfitoni shumë nga drejtimi i një mentori.

Gaforrja
Në arenën tuaj të transformimit dhe fuqizimit hëna sundimtarja juaj, do t’ju japë forcë të brendshme dhe do të rrisë fuqinë e vullnetit tuaj. Për më tepër kjo valë energjie do të marrë mbështetje nga Jupiter me fat.

Luani
Dy javët e ardhshme ka të ngjarë të jenë shumë të paharrueshme për ju, pasi hëna e re do të mbërrijë në Ujor, shenjën plotësuese të Luanit dhe të marrë flakadanë të ndezur nga Jupiteri. Ju mund të jeni në qiellin e shtatë dhe romanca nuk do të mungojë.

Virgjëresha
Virgjëresha njihet si bleta punëtore e zodiakut dhe falë hënës së re në arenën tuaj të shërbimit, ju do të keni mundësi të përmirësoni mjedisin tuaj të punës dhe të zgjeroni aftësitë tuaja. Nëse dëshironi një zyrë në shtëpi, ka gjasa që të krijoni një atmosferë të gjërë që do të përmirësojë fokusin tuaj.

Peshorja
Ndërsa hëna e re ndez arenën e tabelës suaj të vetë-shprehjes dhe me Jupiterin, planeti e fatit të mirë, me gjasë do të jepni një performancë fituese. Një prezantimi, projekti komunikimi, ngjarje sportive ose kërkimi kreativ ka të ngjarë t’i hapet drita e gjelbër sot.

Akrepi
Jupiteri, planeti i bollëkut, tani në arenën tuaj të të ardhurave do të jetë në shtrirje pozitive me hënën e re dhe do t’ju japë një mundësi unike.

Shigjetari
Ju mund të merrni lajme të shndritshme që do t’ju japin besimin që po shkoni në drejtimin e duhur, falë hënës së re në Ujor, shenjën e individualitetit. Një aplikim kolegji, certifikim, provim ose një sferë e veçantë studimi mund t’ju ofrojë një mundësi të madhe për të zgjeruar potencialin tuaj.

Bricjapi
Ju ndoshta do të gjeni një investitor, donator privat, udhërrëfyes shpirtëror ose një mbështetës tjetër besnik falë hënës së re në Ujor, shenjën e altruizmit. Një dhuratë financiare, bursë, ose bashkësi do t’ju lejojë të merrni pjesë në një eksperiencë të bukur.

Ujori
Kjo hënë e re do të jetë në përputhje të plotë me Jupiterin (planetin e qetësisë), tani në arenën tuaj të shenjave të shpresave dhe dëshirave, duket se drita në fundin e tunelit është gjithmonë e më pranë.

Peshqit
Ndërsa hëna e re arrin në Ujor, shenjën e objektivitetit dhe ndez arenën tuaj të shërimit, një perspektivë e re do të motivojë të bëni një ndryshim pozitiv në karrierën tuaj ose në jetën publike. Me Jupiterin me fat që mbështet këtë hënë të re dhe pak besim, do të keni rezultate magjike.