Horoskopi i datës 29 mars 2019 nga Susan Miller

Dashi
Mund të dukeni të qetë në sipërfaqe, por disa gjëra vërtët ju kanë shqetësuar. Situata do të vazhdojë të jetë e tendosur, por ju do të përpiqeni më shumë për t’i zgjidhur problemet.

Demi
Një person i ri ka tërhequr vëmendjen dhe interesin tuaj. Ky person ka ngjallur pak mister, i cili ju ka frikësuar dhe larguar, ndaj bëni pak kujdes. Rrisni vigjilencën!

Binjakët
Frika nuk duhet t’ju ndalojë të shprehni atë që ndjeni në asnjë rast. Sot më tepër se kurrë do të keni vetëbesimin e duhur për të përballuar çdo situatë.

Gaforrja
Një ngritje në karrierë ju ka vënë në pozita të vështira dhe ju detyron të mos jepni maksimumin tuaj. Fokusohuni në gjërat që kanë rëndësi dhe lini pas ndjesitë negative.

Luani
Sfidoni veten dhe lini pas pasiguritë që ju kanë kapluar së fundmi! Duke pasur më shumë vetëbesim do të shikoni që të gjitha problemet do të zgjidhen dhe se i keni zmadhuar ato.

Virgjëresha
Ushqejeni veten si duhet sot, në të gjitha aspektet: në atë fizik, pasi shëndeti nuk është në gjendjen e duhur; në atë shpirtëror dhe në aspektin e karrierës. Kujdes nga ndjesitë negative.

Peshorja
Nuk ka asnjë problem me të qenurit xhentil dhe bujar, por ndonjëherë paratë duhet t’i mbani për vete. Ndërprisni dhuratat pa shkak që i bëni të tjerëve. Njerëzit e dinë që ju i vlerësoni.

Akrepi
Karizma e dikujt do tërheqë vëmendjen tuaj dhe do ju inspirojë të përfshiheni në një aktivitet humanitar. Do të ndiheni vërtet shumë mirë dhe do i bëni një nder të madh komunitetit.

Shigjetari
Diçka do ju krijojë stres sot gjatë gjithë ditës, por lajmi i mirë është se të gjithë miqtë tuaj do të jenë të vëmendshëm ndaj ndjesive tuaja. Lejoni të tjerët t’ju ndihmojnë.

Bricjapi
Qëndroni larg nga situatat që nuk kanë impakt në jetën tuaj. Nëse ju ndjeni empati për dikë, nuk keni pse të ndërmerrni domosdoshmërisht veprime, të cilat mund ta dëmtojnë personin.

Ujori
Ndryshimet janë gjithnjë të mirëpritura për ju! Ndryshimi i vendit të punës, ose i një pasioni të hershëm do të jetë i pranishëm më shumë se kurrë në mendjen tuaj sot.

Peshqit
Idetë dhe të drejtat tuaja duhet të dëgjohen! Ngrini zërin për atë që mendoni se është e drejtë dhe mos u frikësoni ndaj faktorëve të jashtëm. Askush nuk mund ta marrë në dorë jetën tuaj.