Horoskopi i datës 28 shkurt 2019 nga Susan Miller

Dashi
Saturni do të vazhdojë të stabilizojë jetën tuaj profesionale, në sajë të udhëtimit përmes Bricjapit, sektorit tuaj të karrierës, deri në mes të dhjetorit 2020. Me Plutonin këtu, do të keni mundësi të takoni lojtarë të fuqishëm që mund t’ju ndihmojnë të qëlloni në shenjë industrinë tuaj.

Demi
Nëse jeni në shkollë, Saturni në Bricjap, sektori juaj i arsimit të lartë, do t’ju ndihmojë të zhvilloni përgjegjësi dhe disiplinë më të madhe në lidhje me studimet tuaja. Saturni do t’ju kërkojë të shmangni shkurtesat dhe t’i dedikoheni më shumë për të mësuar çdo lëndë në tërësi.

Binjakët
Aftësia juaj për të forcuar financat do të mbetet e lartë deri në dhjetor të vitit të ardhshëm, pasi Saturni udhëton me Bricjapin, sektorin tuaj të përbashkët të parasë. Ju do të keni qëndrueshmëri për të bërë ndryshimet e nevojshme që mbështesin lëvizjet e zgjuara fiskale edhe në të ardhmen.

Gaforrja
Saturni në Bricjap, sektori juaj i partneritetit do të vazhdojë punën e tij për të vendosur marrëdhëniet tuaja më të rëndësishme në një themel të fortë. Nëse jeni i martuar, i dashuri juaj mund të duket më serioz ose duhet të punojë orë të gjata për të përmbushur detyrimet e karrierës për një punë të fuqishme.

Luani
Nëse keni nevojë për të trajtuar një çështje shëndetësore, Saturni në Bricjap, në sektorin tuaj të mirëqenies do t’ju japin qëndrueshmërinë për ta parë më qartë. Ky planet do të sigurohet që ju të jeni në rrugën e duhur dhe të ktheheni në bazat, si ushqimi i shëndetshëm, një gjumë i mirë dhe zakone të qëndrueshme për aktivitetin fizik.

Virgjëresha
Në sajë të pranisë së Saturnit në Bricjap, sektorin tuaj të fëmijëve, deri në mes të dhjetorit 2020 situata do të shohë zhvillime. Përveç kësaj, prania e Plutonit sugjeron se balanca e pushtetit në familjen tuaj mund të zhvendoset, për të ardhmen e tyre.

Peshorja
Anëtarët e familjes suaj mund të kenë nevojë për ndihmë, ndërsa Saturni vazhdon turneun e tij tek Bricjapi deri në fund të vitit 2020. Nëse prindërit tuaj po plaken, mund të duhet t’ju kushtoni kohë të konsiderueshme për të identifikuar zgjidhjet më të mira për të ndihmuar. Nëse të dashurit tuaj ndjehen në siklet për ndryshime, veçanërisht nëse nevojitet rivendosja ju do të jeni sërish aty.

Akrepi
Nëse doni të përmirësoni komunikimet tuaja për të bërë një ndikim të qëndrueshëm përmes fjalëve, Saturni do t’ju ndihmojë gjatë qëndrimit në Bricjapi, sektorin tuaj të komunikimit. Në fund të vitit 2020, ky planet do t’ju tregojë saktësisht se ku duhet të përmirësoheni dhe si ta bëni këtë, nëse jeni të gatshëm t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si ju perceptojnë të tjerët dhe të korrigjoni gabimet.

Shigjetari
Gjatë ditës së sotme fati do t’ju lejojë të bëni një pushim nga problemet e pazgjidhura, përgjegjësitë apo mosmarrëveshjet me të afërmit. Është koha e duhur për të gjetur një stil të ri, për të ndryshuar veshjen tuaj apo për të menduar më shumë për shëndetin. Shmangni personat që iu afrohen për interes dhe refuzoni kërkesat për borxh.

Bricjapi
Të lindurit e kësaj shenje do të ngjallin mjaft interes sot. Ka gjasa të vlerësoheni shumë mirë profesionalisht. Sa i përket jetës personale, mund të përballeni me një konfuzion, ndaj është e rëndësishme që të mos fshihni gjithçka që po ndodh në shpirtin tuaj. Mundohuni t’i zgjidhni problemet përmes dialogut të sinqertë.

Ujori
Dita e sotme për Ujorët mund të jetë pak e mundimshme dhe kjo për shkak të një situate ku ju do të përfshiheni. Ndaj këshillohet që t’i jepni pak ngjyra gjendjes suaj emocionale, në mënyrë që dita të shkojë siç duhet. Por pavarësisht këtyre, nëse ju do të arrini të shihni botën pozitivisht, dita e enjte do t’ju sjellë fat të mire, si në punët personale dhe ato profesionale.

Peshqit
Marrëdhëniet e mira mund të forcojnë të gjitha aspektet e jetës tuaj, ndërsa Saturni bën rrugën e tij përmes Bricjapit. Jepini prioritet çështjeve që ju japin kënaqësi dhe ndjenja pozitive. Gjithashtu, këshillohet që të provoni aftësitë tuaj në sporte, art, apo sipërmarrje.