Horoskopi i datës 28 mars 2019 nga Susan Miller

Dashi
Problemi që ju shqetëson nuk do të marrë zgjidhje as sot. Në fakt thjesht do të bëheni më konfuzë se zakonisht dhe do të shtoni stresin. Përpiquni të relaksoheni dhe t’i shikoni gjërat më kthjellët.

Demi
Do të riktheni një mik të vjetër me të cilin i keni humbur kontaktet. Nëse jeni ende në mëdyshje për ta vazhduar ose jo shoqërinë, merrni në konsideratë ndjesitë personale dhe kujtimet.

Binjakët
Konfuzioni që ju ka kapluar në aspektin profesional do fillojë të qartësohet ngadalë, por me hapa të sigurtë. Edhe pse një bisedë me eprorët nuk ka shkuar si duhet, sërish ju kanë përzemër.

Gaforrja
Të gjitha barrierat që po hasni së fundmi në arsim dhe rritjen vetjake po fillojnë të bien. Ngadalë do të merrni veten dhe do të filloni të përqëndroheni në çështje që vërtet kanë rëndësi.

Luani
Disa probleme financiare kanë ndikuar keq edhe në gjendjen tuaj shpirtërore. Në vend që të mërziteni, mund të mos bëni shpenzime të pamenduara. Kini kujdes pasi shumë shpejt mund t’ju lënë në baltë.

Virgjëresha
Mërkuri në retrogradë ju shkakton shumë probleme, sidomos në aspektin profesional. Një takim nuk do të shkojë aspak mirë, por mundohuni të mos thoni gjëra të pamenduara që vetëm do t’ju dëmtojnë.

Peshorja
Një progres edhe nëse është i vogël, vazhdon të jetë progres. Avancime të vogla do të hasni në të gjitha aspektet. Financat dhe arsimimi janë fushat ku rezultati do të jetë më i dukshëm.

Akrepi
Një pasion i ethshëm që keni ndjerë do të fillojë të shuhet dhe kjo është në favorin tuaj. Përgatisni terrenin dhe përfitoni nga çdo situatë që do ju ofrohet. Dita do të jetë e mërzitshme, por plot me mundësi.

Shigjetari
Do të rimerrni situatën në dorë dhe do të rregulloni një raport që e kishit konsideruar të humbur. Mërkuri kthehet në pozicion të drejtë dhe falë kësaj lëvizje gjërat do fillojnë të qartësohen.

Bricjapi
Nëse keni mundësinë e ndonjë marrëveshje ose kontrate, sot është koha ta firmosni. Kujdesuni të jeni sa më bindës dhe të dëgjoni bashkëbiseduesin. Gjërat do të shkojnë mirë pavarësisht rrethanave.

Ujori
Lajme të shkëlqyera vijnë nga financat! Edhe pse keni pasur disa vështirësi në menaxhimin e duhur, keni arritur t’ja dilni. Sektori i karrierës është gjithashtu i kënaqshëm dhe mundësi të reja do t’ju shfaqen.

Peshqit
Koha e reflektimit mbaroi me kalimin e Mërkurit nga retrogradë në pozicion të drejtë. Filloni të veproni dhe të konsideroni gjithçka. Raportet me njerëzit përreth do të fillojnë të përmirësohen.