Horoskopi i datës 20 prill 2019 nga Susan Miller
Dashi
Busulla juaj e brendshme do të ndryshojë dhe veriu juaj tashmë do të jetë një fakt i ri, një person apo një qëllim i ri. Fundi i ditës do ju sjellë rezultatet e para të impenjimit tuaj të gjatë dhe finalizohet shumë mirë.
Demi
Tani duhet të mbroni arritjet tuaja. Rreziku i vërtetë do të jetë të përballeni me një person që më mirë do ishte ta evitonit. Ka shumë mënyra për t’iu shmangur konfliktit. Jupiteri tek Shigjetari do t’ju sjellë të ardhura shumë të mira.
Binjakët
Mendimi juaj i parë do të jetë stabiliteti, të konsolidoni arritjet në punë, në dashuri apo në jetën tuaj personale. Saturni bashkë me Plutonin do t’ju bëjnë të fortë dhe të vendosur, ndaj të gjitha vendimet tuaja do të marrin fomë.
Gaforrja
Në dashuri do të besoni se keni arritur qartësinë më të madhe përsa i përket gjërave që dëshironi. Në pjesën më të madhe të vitit do të ndiheni kështu; e dini çfarë doni dhe çfarë duhet të bëni për t’i realizuar.
Luani
Do ta nisni ditën duke u ndjerë më të lehtë, duke menduar për veten tuaj dhe projektet personale, duke zhvilluar interesat tuaja pa shqetësimet e viteve të kaluara që ju kanë ngrirë buzëqeshjen në buzë.
Virgjëresha
Do të impenjoheni për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat apo për të pritur një surprizë të papritur, pasi fati mund të ndryshojë planet tuaja. E gjitha nuk është në dorën tuaj, por e shtuna do të mbyllet vërtet mirë për shenjën tuaj.
Peshorja
Sa mirë është të ndiheni të qetë, të sigurt në vetvete, me më pak mendime negative dhe shqetësime! Ndonjë gjë edhe mund të shkojë jo mirë, por jo si në ditët e kaluara. Gjysmën e stresit e shkakton mendimi.
Akrepi
Sot prisni stabilitet, siguri ekonomike, zgjidhje tëfavorshme, propozime që po i prisnit prej kohësh. Keni një projekt të vjetër në sirtar? Ndoshta ka ardhur momenti që ta vini në jetë! Dita është e gjitha për ju!
Shigjetari
Do të jeni si uji që merr formën e enës ku ndodhet, prandaj do të mësoni të përshtateni me situatat që do të krijohen. Lajme të mira do të merrni në fundjavë, kur Jupiteri të shkojë tek shenja juaj.
Bricjapi
Në një marrëdhënie duhet do të mbështesni njëri-tjetrin, raporti juaj do të forcohet. Në të kundërt mund të ndaheni. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, pikë së pari fitoni pavarësinë emotive.
Ujori
Lëvizni me kujdes, me urtësi dhe realizëm. Edhe pse yjet nuk do t’ju garantojnë një qiell në favorin tuaj, do të realizoni disa gjëra të mira. Rezultate spektakolare do të arrini falë kembënguljes.
Peshqit
Të lumtur, të kënaqur dhe të dashuruar! Kështu do t’ju shohin yjet këtë ditë. Nga ana tjetër do të jeni mjaft praktikë, gjë që do t’ju ndihmojë të merrni vendime të rëndësishme dhe mjaft të gjetura, duke ju siguruar shumë sukses.