Horoskopi i datës 18 maj 2019 nga Susan Miller
Dashi
Do të jeni gjatë gjithë kohës të edukuar dhe të sjellshëm, edhe në situatat më të ngarkuara me stres, ku do të viheni vërtetë në provë dhe do të jeni të tensionuar. Por intuita juaj do të jetë një ndihmë e madhe, edhe për zgjidhjen e disa problemeve familjare.
Demi
Ky muaj i ri, do ju lejojë që të hapeni më shumë në raport me partnerin/en tuaj. Kjo siguri e rigjetur do ju bëjë edhe më romantik dhe të shpenguar. Nga pikëpamja profesionale ju presin sfida që duhen kaluar.
Binjakët
Do të përfshiheni në realizimin e një projekti të ri mjaft interesant. Do të jeni më se të gatshëm, pasi ky është momenti ideal për t’u rikthyer në lojë dhe për të treguar se sa vleni. Do të shënoni një sukses të rëndësishëm.
Gaforrja
Kjo ditë do ju gjejë mjaft të lodhur dhe të dembelosur dhe kjo me shumë gjasë për shkak të mungesës së stimujve frymëzues. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, duhet të tregoheni më dinamik dhe komunikues.
Luani
Në këtë moment do të jeni të gatshëm që të dëgjoni personat që ju rrethojnë dhe të gjitha këshillat e tyre. Këto do t’iu ndihmojnë për të përballuar siç duhet një betejë të rëndësishme në karrierën tuaj. Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me lidhjet e dashurisë.
Virgjëresha
Po mundoheni të kënaqni të gjitha kërkesat e partnerit/es tuaj, por kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni shumë të zënë edhe me punë, ndaj do ju duhet të bëni zgjedhje. Horoskopi i 2 majit, premton një ditë e cila ju fton që të mos inatoseni me disa situata të caktuara, të pakëndshme.
Peshorja
Mundohuni të përqendroheni dhe të bëni gjërat e domosdoshme, të cilat i keni lënë pas dore. Kjo pasi në këtë moment duhet të menaxhoni më mirë situatat, kursimet dhe udhëtimet. Pritet të bëni një investim të rëndësishëm.
Akrepi
Merrni kohën që ju duhet për të lënë mënjanë të gjitha zhgënjimet me të cilat jeni hasur gjatë javëve të fundit dhe që ju kanë bërë nervoz. Përgjithësisht ky është një moment i mirë për dashurinë, ndonëse nuk duhet të lejoni që të mposhteni nga kritikat e të tjerëve.
Shigjetari
Do të jetë një ditë me emocione të forta, gjatë së cilës do të jeni mjaft romantik dhe të angazhuar maksimalisht me personat që dashuroni. Jini kurajoz dhe mos u druani që të shfaqni hapur ndjenjat tuaja. Intuita e mirë do ju lejojë që të fitoni beteja të rëndësishme profesionale.
Bricjapi
Kjo ditë do të jetë shumë interesante, për gjithë ata që kanë dëshirë të ndezin emocione të reja. Do të ndiheni të lirë për të eksperimentuar, të gjitha idetë dhe ndjesitë tuaja. Sfera e dashurisë do të jetë mjaft e favorshme.
Ujori
Ka disa përgjigje që vonojnë të vinë dhe kjo gjë ju bën mjaft nervoz dhe pa humor. Megjithatë nuk duhet të lejoni që këto keqkuptime të vogla t’iu pengojnë në arritjen e një objektivi që keni.
Peshqit
Janë ditë të cilat na shohin përgjithësisht të hutuar. Mundohuni që ta fokusoni vëmendjen tuaj, vetëm në gjëra që i cilësoni me urgjencë maksimale. Ky është një moment i shkëlqyer për të ndërmarrë nisma të reja.