Horoskopi 20 dhjetor 2021

Dashi
Përveç biznesit, ju do të keni arsye të shkëlqyera për të buzëqeshur në këtë ditë të bukur. Një bashkim perfekt i racionalitetit dhe intuitës, bashkëpunimit dhe romancës do t’ju bëjë të kaloni situata tepër të këndshme. Kurioziteti përfundimisht do t’ju rrëmbejë dhe ju do ta lini veten të merrni informacione të reja kulturore. Mbrëmja e sotme do të jetë përmbushëse për dashurinë.

Demi
Mërkuri dhe Urani nga njëra anë, Dielli dhe Jupiteri nga ana tjetër do t’ju ngatërojnë mendjen dhe nuk do dini ç’të mendoni më parë. Dhe nëse mëngjesi fillon mirë, mos u gëzoni para kohe sepse dita është e gjatë dhe duhet të qëndroni me këmbë në tokë. Shumë punë, si në shtëpi ashtu edhe jashtë. Punët e shtëpisë dhe detyrat profesionale, që synojnë karrierën e sotme janë në kundërshtim me njëra tjetrën dhe do të krijojnë shqetësime të mëdha.

Binjakët
Ju do të jeni në gjendje të zotëroni të gjitha situatat e sikletshme me shumë lehtësi. Disa grindje dhe telashe do të ndikojnë në marrëdhënien tuaj me partnerin. Ditë inkurajuese për ata që punojnë në fushën sociale. Ju do të keni një komunikim të mirë dhe do të jeni në gjendje të bindni shumë njerëz për idetë tuaja të vlefshme.

Gaforrja
Përqendrohuni te paratë! Paratë në qarkullim, fitimet janë të mira por do të zbehen shumë shpejt. Do të keni shumë shpenzime thelbësorë, si fatura, këste dhe riparime urgjente të shtëpisë. Kur shihni një objekt të bukur, rezistojini tundimit për t’i bërë vetes një dhuratë! Ndjenja dhe pasioni vijnë së bashku në këtë ditë kaq të bukur.

Luani
Ditë ideale për të pasur një sqarim me të dashurin tuaj ose me një mik me të cilin keni pasur një shoqëri të thellë. Disa shqetësime në sferën e shëndetit, disa diskutime të vogla familjare rreth fëmijëve, të afërmve ose mjeteve të transportit priten sot. Sa i përket fushës emocionale ju sot do të jeni tepër i lëkundur dhe nuk do të dini çfarë të bëni më parë.

Virgjëresha
Hëna mediton në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë, ku dikush nuk vepron, por mendon dhe reflekton. Mendjaj juaj do të jetë ajo që do t’ju udhëheqë në marrëdhënie me partnerin. Zemra juaj është thyer dhe do kohë për t’u kthyer në gjendjen që ka qenë. Disa biseda në biznes do të lihen përgjysmë dhe kjo do të shkaktojë humbje të mëdha në financat tuaja.

Peshorja
Një festë me miqtë tuaj do të jetë tepër suprizuese mbrëmjen e sotme. Nëse partneri ju ka lenë pas dore bisedoni me të dhe kërkojini vëmendje ndryshe çdo gjë do të përkeqësohet. Përfitoni nga situata favorizuese që do të ndodhë në familje për të marrë disa ditë pushim për veten tuaj pasi vërtet keni nevojë të pushoni diku larg vëmendjes të njerëzve dhe punëve të përditshme.

Akrepi
Projektet që nuk marrin hov dhe ngjarjet familjare ju shqetësojnë, por mos gaboni një gur për një mal. Të martën gjithçka do të zbutet dhe gjërat do të kthehen në normalitet. Përballë qetësisë së nevojshme, problemet zgjidhen prandaj tregoni kujdes dhe mos e shqetësoni veten me situata të kota. Mos lejoni që të mashtroheni nga gjendja juaj shpirtërore.

Shigjetari
Me Hënën në Luan, jeta ju buzëqesh. E privilegjuar mbrëmjen e sotme është zemra juaj e cila do të jetë e hapur ndaj emocioneve të ëmbla dhe sugjerimeve të paharrueshme. Një takim drithërues ju ofron mundësinë për një aventurë të këndshme. Ju do të jeni në gjendje të kryeni angazhimet e ditës me një energji dhe aftësi, e cila do t’ju suprizojë edhe ju vetë.

Bricjapi
Një ditë e ngarkuar ju pret, por gjithashtu do të keni mundësinë të bëheni të njohur në një mjedis të veçantë dhe stimulues. Provat e papritura të miqësisë nga dikush që mund të keni nënvlerësuar nuk përjashtohen. Mos hiqni dorë nga argëtimi dhe shoqërimi me miqtë për angazhime familjare. Organizohuni në mënyrë që të ketë vend për gjithçka.

Ujori
Do të jeni i dyshimtë dhe i largët në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Ju tregoni anën më të mprehtë të karakterit tuaj. Ftohtësia me të cilën ju likuidoni një argument sot është ende një trik për të maskuar shqetësimin që keni përbrenda. Klima e paqartë do ju bëjë dhe ju vetë të jeni të tillë dhe nuk do të kënaqeni me gjërat që partneri do ju ofrojë.

Peshqit
Gjëja e parë që duhet të bëni sot është të kujdeseni më shumë për shëndetin tuaj. Mbrohuni nga ashpërsia e dimrit dhe virozat e stinës.  Disa takime të rastësishme do të jenë mjaft produktive për biznesin tuaj. Marrëdhënia juaj me partnerin do të jetë e qëndrueshme dhe stabël.