Horoskopi 17 korrik 2021
Dashi
Gjatë kësaj dite ka rrezik të mbizotërojë tensioni shumicën e kohës dhe do ndiheni me të vërtetë keq. Nuk do jeni as të gatshëm për të folur sinqerisht me ata që ju rrethojnë. Ju të dashuruarit nuk do keni një komunikim të mirë me partnerin tuaj dhe herë pas here mund të lindin edhe debate. Asgjë nuk do ecë si keni dashur.
Demi
Një fllad shumë i ngrohtë do fryjë sot në jetën tuaj dhe do ua bëjë çdo gjë të duket ndryshe. Keni për të marrë frymë më lirisht. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të logjikshëm dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë më e mirë se kurrë. Nuk do mungojnë as surprizat nga të dy palët.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do ju rikthehet besimi te vetja dhe do të ecni përpara me vetëbesim. Ju të dashuruarit do merrni vendime të rëndësishme dhe e ardhmja do ju ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Mjaft më duke i shtyrë gjërat ditë pas ditë. Ju beqarët do i jepni prioritet jetës sentimentale dhe do lini çdo gjë tjetër pas dore. Fati do jetë me ju!
Gaforrja
Dielli do ju sjellë edhe më shumë ekuilibër gjatë kësaj dite. Do ndiheni vërtet me më shumë besim te vetja. Nëse jeni një lidhje do jeni optimistë dhe shprehës sot. Marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët që jeni në kërkim të shpirtit binjak do e gjeni atë në momentin më të papritur dhe në vendin më të çuditshëm që mund të kishit imagjinuar.
Luani
Sjellja juaj do nxitet nga Urani dhe Dielli sot. Mund t’ju pëlqejë shumë vetmia dhe do hidhni hapa të gabuara. Për ju të dashuruarit dita nuk do nisë mirë, por pas mesditës ambienti do fillojë të ngrohet. Do i kuptoni gabimet dhe do bëni të pamundurën t’i zgjidhni ato. Ju beqarët do ëndërroni gjëra të paarritshme dhe realiteti do ju duket tërësisht zhgënjyes.
Virgjëresha
Duke qenë se disa yje do jenë në kundërshtim me njëra-tjetrën sot, ka rrezik të jeni paksa të pasigurt në vetvete dhe do ju mungojë kurajoja. Nëse jeni në një lidhje merrini gjërat sa më shtruar dhe pranoni të flisni gjerë e gjatë me partnerin për disa tema delikate të së shkuarës. Njëherë duhet ta bëni këtë.
Peshorja
Nëse doni të ndiheni mirë vetë dhe gjithashtu ata që ju rrethojnë duhet të shtoni dozat e dinamizmit në jetën tuaj. Jupiterin do e keni përherë pranë. Nëse keni një lidhje mos u tregoni dominues sepse në një moment apo në një tjetër partneri do mërzitet dhe do keni debate. Respektoni mendimet dhe lirinë e tjetrit. Ju beqarët me shumë gjasë do gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një lidhje të jashtëzakonshme.
Akrepi
Edhe pse do jeni pak rebelë sot, do keni shumë iniciativë dhe do bëni çdo përpjekje për të arritur atje ku doni. Askush dhe asgjë nuk do ju ndalë pasi keni edhe Diellin në krah. Ju të dashuruarit do jeni sensuale dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë më e mirë se më parë. Do dini si t’ia plotësoni dëshirat njëri-tjetrit. Ju beqarët do tundoheni tej mase nga disa persona dhe nuk do mendoheni gjatë për të hedhur hapa më tej.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do e merrni çdo gjë shtruar dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Nëse keni një janë do merrni bekimin e yjeve dhe çdo gjë do përmirësohet. Emocionet do shtohen akoma më tepër çka do ju përmbushë shpirtërisht. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat në dashuri dhe do vendosni të hidhni hapa me rëndësi të madhe. Në punë planetët do ju frymëzojnë dhe do ju bëjnë më praktikë me gjithçka.
Bricjapi
Venusi do ju favorizojë mjaft gjatë kësaj dite. Ai do nxitë ide të reja dhe do t’ju shtojë dëshirën për të bërë gjëra sa më të veçanta. Për ju që keni një lidhje shumica e orëve do jenë të animuara dhe të këndshme. Do përjetoni gjithë kohës emocione dhe nuk do mërziteni për asnjë moment. Ju beqarët do e gjeni shpirtin tuaj binjak më shpejt nga sa e kishit menduar.
Ujori
Hëna do ju bëjë edhe më sharmantë gjatë kësaj dite, por Mërkuri në disa momente do e bllokojë komunikimin në familje. Nëse jeni në një lidhje mundohuni që për çdo dyshim apo paqartësi të flisni hapur me partnerin dhe të mos lini asgjë për nesër. Do falni dhe do ju falin sot. Nëse jeni ende të vetmuar ka mundësi të ndeshni në mes të rrugës një person që do jua ndryshojë jetën në mënyrë të paimagjinueshme.
Peshqit
Sot do ia hapni edhe më shumë zemrën atyre që keni pranë dhe do arrini me qetësi të zgjidhni edhe disa hatërmbetje. Vetëm në mbrëmje mund të ndodhë ndonjë debat i paparashikuar. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të ëmbël, më romantikë dhe më shprehës nëse doni që gjithçka t’ju ecë më së miri. Gjithmonë duhet dhënë dhe nuk duhet pritur vetëm për të marrë.