Horoskopi 11 tetor 2021

Dashi
Do jeni mjaft ambiciozë dhe të pandalshëm gjatë kësaj dite. Pozitiviteti do ju shoqërojë gjithë kohën. Ju të dashuruarit do merrni vendime të rëndësishme dhe jeta ka për t’ju ndryshuar përgjithmonë. Partneri do jetë i gatshëm të bëjë gjithçka që ju të ndiheni sa më mirë.

Demi
Gjatë kësaj dite ka rrezik që gjërat t’ju ecin keq. Do mërziteni shpesh dhe mund të ndiheni të pafuqishëm për të vepruar. Nëse keni një lidhje motivet e debateve me partnerin do jenë më të shumta. Nëse tregoheni paksa më të drejtpërdrejtë me të mbase gjërat mund të përmirësohen. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që do ju jepet për të dalë e për të njohur persona të rinj

Binjakët
Dielli dhe Saturni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite për t’ju siguruar momente edhe më të këndshme. Do dini përherë si të veproni. Venusi, perëndesha e dashurisë do ketë goxha ndikim për ju që keni një lidhje. Priten momente të këndshme dhe emocione shumë të forta. Në punë do e bëni çdo gjë cilësore dhe do merrni përgëzime të njëpasnjëshme nga shefat tuaj.

Gaforrja
Shpesh do ndodheni në udhëkryqe gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni të sigurt për të hedhur asnjë hap të rëndësishëm. Nëse keni një lidhje, e sotmja nuk do jetë gjithë kohës e mirë. Në shumë momente do gjendeni para vështirësive dhe problemeve, por për fat, do i kaloni me lehtësi.

Luani
Mundohuni të mos e fajësoni veten për asgjë gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Sot do të përjetoni vetëm kënaqësi dhe emocione pozitive me atë që keni në krah. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni sharmantë dhe do marrin propozime të shumta.

Virgjëresha
Gjatë kësaj dite duhet patjetër të bëni një bilanc për jetën tuaj dhe të merrni disa vendime. Nëse keni një lidhje ka mundësi që të kaloni momente të mërzitshme. Shpesh do ju duket sikur partneri nuk iu kupton ose sikur kërkon shumë prej jush, por në fakt është tërësisht e kundërta.

Peshorja
Do keni temperament paksa të papërmbajtshëm gjatë kësaj dite, por do mundoheni ta keni çdo gjë në favorin tuaj. Për ju të dashuruarit priten momente mjaft pozitive dhe të këndshme. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe mes jush nuk kane për të lindur debate. Nëse jeni beqarë duhet të prisni momentin e duhur që t’ia shprehin ndjenjat dikujt që pëlqeni.

Akrepi
Nuk do jeni as në humor dhe nuk do i keni as idetë shumë të qarta sot. Nëse keni një lidhje do iu ndodhin incidente të shumta dhe në disa momente do mendoni edhe t’i jepni fund gjithçkaje. Sido që të vijnë punët, mirë është të mos merrni vendime të nxituara. Ju beqarët do jeni sensualë dhe do joshni gjatë gjithë kohës.

Shigjetari
Në disa momente mund të ndiheni edhe nervozë sot, megjithatë nuk do dorëzoheni përpara asnjë sfide. Ju të dashuruarit do keni guximin të flisni hapur me partnerin tuaj dhe të zgjidhni njëherë e mirë disa dyshime apo probleme. Mbrëmja ka për të qenë më e qetë.

Bricjapi
Duke para që faqet e librit të jetës tuaj po kalojnë një e nga një, herë pas here do ndiheni nostalgjikë sot. Nëse keni një lidhje, ndjenjat mes jush dhe partnerit do jenë edhe më të forta gjatë kësaj dite. Do të dëshironi të kaloni më tepër kohë me njëri-tjetrin dhe mund të mendoni edhe për surpriza.

Ujori
Në orët e para të mëngjesit do jeni paksa konfuzë sot, por më pas çdo gjë do qartësohet. Ju të dashuruarit do keni ide fantastike si ta bëni jetën tuaj sa më të bukur. Në çdo moment do përjetoni kënaqësi dhe emocione të paparashikueshme. Ju beqarët nuk do doni ta ndryshoni menjëherë statusin tuaj kështu që tani për tani do e kaloni kohën e lirë me miqtë e ngushtë dhe të afërmit.

Peshqit
Gjatë kësaj dite do i mendoni gjërat me shumë kujdes dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Po patët edhe pak më shumë durim keni për të pasur arritje të jashtëzakonshme. Për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë e qetë dhe pa probleme. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni ne krah dhe emocionet kanë për të qenë të forta.