Hollandezi arrin të hackojë Twitter-in e Donald Trump, nuk do ta besoni sa i thjeshtë ishte fjalëkalimi i tij

Një studiues hollandez arriti qe të hackojë Twitter-in e Presidentit Trump më herët këtë muaj, duke gjetur password-in e tij, i cili ishte: “maga2020”, një akronim për “Make America Great Again 2020”. Po ashtu pretendohet se ai ka postuar një status në profilin e tij, duke komentuar seriozisht dhe ashpër një artikull satirik nga një media. Kjo u raportua sot nga mediat hollandeze “de Volkskrant” dhe “Vrij Nederland”, duke cituar bisedën dhe intervistën me kërkuesin Victor Gevers.

Gevers dhe dy hacker-a të tjerë arritën të futen me sukses në Twitter-in e Trump në tetor të vitit 2016. Ndërkohë këtë vit ata provuan që të futeshin sërish me të njejtin password që Presidenti kishte 4 vite më parë “yourefired”, por zbuluan që e kishte ndërruar. Gjatë kohës që provuan fjalëkalimin e vjetër ata panë që Trump nuk e kishte të aktiviauar “sistemin e sigurisë me dy faktorë”, një pikë e dobët për një profil kaq të rëndësishëm në rrjetet sociale, kështu që vendosën të provonin disa password-e të tjerë. Pasi provuan 5 herë, arritën të futeshin dhe password-i ishte: maga2020.

Twitter ka kërkuar nga përdoruesit e saj që të vendosin fjalëkalime “të fortë” dhe të aktivizojnë “sistemin e sigurisë me dy faktorë”, pasi në shtator u hackuan një numër i madh profilesh të rëndësishme. Megjithatë duket se stafi i Trump ja kishte hequr këtë opsion llogarisë së tij.

Gevers mendohet se ka qenë përgjegjës për një status të çuditshëm që Trump ka bërë në Twitter në datë 16 tetor, ku komentonte seriozisht një artikull satirik nga ”Babylon Bee”. Kërkuesi vetë nuk e ka konfirmuar këtë, megjithatë tha për mediat hollandeze që e intervistuan se: ”Trump i duhet të pranojë se nuk ka lexuar kurrë artikullin dhe ”ja ka futur kot” me statusin ose duhet të pranojë që diksuh tjetër e postoi atë në profilin e tij”.

Ai tha se ishte përpjekur disa herë ta kontaktonte vetë Presidentin, që ta paralajmëronte për faktin se llogaria e tij në këtë rrjet social ishte shumë e dobët dhe që mund të vidhej, ndërkohë nga ana tjetër tregoi se Shërbimi Sekret Amerikan në Hollandë e kishte marrë këtë çeshje shumë seriozisht pasi e kishin kontaktuar vetë. Gevers pranoi se nuk bëri asnjë ndryshim dhe asnjë postim tjetër në profilin e tij sepse kjo nuk ishte etike dhe aspak profesionale. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë e ka mohuar lajmin, duke thënë që nuk mund të jepnin detaje në lidhje me sigurinë e rrjeteve sociale të Trump, por sipas tyre kjo nuk ka ndodhur.

/News31

Burimi: The Verge