Hiti i radhës gati, Dhurata Dora sërish bashkëpunim me artistin e madh

Dhurata Dora është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila tashmë ka debutuar dhe në tregun ndërkombëtar muzikor falë bashkëpunimeve me disa emra të njohur. Ajo po përgatitet për të sjellë një tjetër hit veror dhe këtë herë ka bashkuar forcat me artistin Maitre Gims.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Dhurata përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka zbuluar disa sekuenca nga klipi që është xhiruar në Maldive. Projekti është realizuar gjatë pushimeve që shijoi pak javë më parë në ishull.

Kënga mban titullin “Only You” dhe data e publikimit nuk dihet ende. Ky nuk është dueti i parë që bën bashkë dyshen, pasi një vit më parë ata sollën këngën “Te quiero”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.